E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritet numri mesatar i atyre që përfitojnë pagesë papunësie

Numri mesatar i të papunëve të regjistruar gjatë tremujorit të tretë të vitit 2008 është 140,075, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është rritur 5.66 për qind, bëjnë të ditur burime zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT). Të njëjtat burime vënë në dukje se niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 2,518 lekë, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 3,405 lekë. Ndërkohë, paga minimale me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 995, datë 02.07.2008 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, është 17,000 lekë. Ndërsa niveli bazë i pagesës së papunësisë me VKM Nr 236,datë 27.02.2008 është 5,980 lekë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›