E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia arreston në Kapshticë një shtetas me 7 kg heroinë

Shërbimet e policisë kufitare në doganën e Kapshticës zbuluan në orët e mëngjesit të ditës së sotme një sasi prej afro 7 kilogram lëndë narkotike të llojit heroinë, si dhe ndaluan transportuesin e saj, një 23 vjeçar që udhëtonte drejt Greqisë. Burime zyrtare të policisë rajonale të Korçës, bënë të ditur se "lënda narkotike që ndodhej në automjetin e Artur Hasalla, 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili po udhëtonte drejt Greqisë, u zbulua nga kontrolli me atë të qenit antidrogë". Sipas burimeve, fillimisht policia njoftoi për afro 3 kilogram heroinë të kapur në doganë para se kjo lëndë narkotike të kalonte matanë kufirit, por nga verifikimet dhe kontrolllet e mëtejshme ka rezultur se droga arrinte sasinë afro 7 kilogram. Një zyrtar i policisë kufitare në Kapshticë sqaroi se lënda narkotike ishte e fshehur në gomat rezervë të automjetit me targa greke, me të cilën udhëtonte 23 vjeçari nga Elbasani. Nga hetimet e para të policisë, rezulton se kjo sasi droge kishte si destinacion kryeqytetin grek Athinë, ku edhe jetonte si emigrant ekonomik Hasalla.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›