Shpronësimet në segmentin Milot – Rrëshen, 17 milion lekë

Banorët që do të shpronësohen nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen do të shpronësohen me 17,449,088 lekë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Milot-Rrëshen do të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Ky fond, sipas vendimit të Qeverisë, do të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave në Bankën e Shqipërisë "Fondi i shpronësimeve". Shpronësimi do të fillojë më 28.2.2009 dhe do të përfundojë më 30.4.2009. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.
...