E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Tregtia e jashtme në mars u rrit me 28.8 për qind



Në muajin mars 2010 u eksportuan 14,556 milionë lekë mallra, me rritje 28.8 për qind në krahasim me shkurtin 2010 dhe rritje me 83 për qind në krahasim me marsin e vitit 2009.
U importuan 38,177 milionë lekë mallra me rritje 19.3 për qind në krahasim me Shkurt 2010 dhe rritje 14 për qind në krahasim me muajin mars 2009. Deficiti tregtar i këtij muaji është 23,621 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 14.1 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një ulje prej 7.5 për qind krahasuar me marsin e 2009-s. Tregtia me vendet e Bashkimit Europian është 65.6 për qind. Partnerët kryesorë tregtarë edhe gjatë atij muaji kanë vazhduar të mbeten Italia dhe Greqia. Me Italinë eksporti ishte 48.3 për qind dhe importi 26 për qind, kurse me Greqinë, eksporti ishte 6.1 për qind dhe importi 14.4 për qind. Disa nga partnerët tanë tregtarë me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austria, Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, etj, dhe për importin, Greqia, Gjermania, Italia, Kosova, Kroacia, Maqedonia, etj. Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grup mallrat tregon që: eksporti i grupit “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 67.7 për qind, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 34.5 për qind, “Materiale ndërtimi dhe metale” u rrit 27.3 për qind, “Prodhime druri dhe letre” u rrit 19 për qind, etj.

4 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›