E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT-i: Rriten kostot e prodhimit me 3.3 për qind në tremujorin e parë



Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti 110.0 për qind, duke shënuar një rritje prej 3.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2008, kundrejt tremujorit të katërt të viti 2007. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 7.4 për qind. Referuar këtyre të dhënave, industria nxjerrëse shënoi një rritje me 6 për qind. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimeve të produkteve në aktivitetet; “nxjerrja e produkteve energjetike” me 3.9 për qind dhe “nxjerrja e produkteve joenergjetike” prej 0.3 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në degën “industri përpunuese” shënoi rritje me 1.3 për qind. Kjo industri ka dhe ndikimin më të madh në këtë indeks, me 78.4 për qind. Brenda kësaj industrie mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetin “industria ushqimore” me 3.8 për qind dhe “industria e tekstileve dhe veshjeve”, me 4.5 për qind. Ndërsa çmimet në aktivitetin "industria e duhanit” janë ulur me 14.9 për qind. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 108.2 për qind, duke shënuar një rritje prej 1.2 për qind, krahasuar me tremujorin e katërt 2007. Sipas të dhënave të INSTAT-it, mund të përmendim rritjen e çmimeve në aktivitetet “industria e veshjeve dhe tekstile”, prej 22.2 për qind, “nxjerrja e produkteve energjetike”, prej 3.9 për qind dhe “industria ushqimore”, prej 3.4 për qind.

12 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›