Raporti i BB për Ballkanin: “Tarifat e celularëve shumë të larta”
Publikohet në Uashington raporti për Ballkanin Perëndimor. Çmimi i telefonisë i lartë në Maqedoni, Bosnjë dhe Shqipëri
Ervin Koçi
Tarifat mjaft të shtrenjta të shërbimeve të ndryshme, e sidomos atyre të telekomunikacioneve, rëndojnë së tepërmi në ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimorë, duke penguar zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve. Kjo gjë ka shqetësuar mjaftë edhe organizmat ndërkombëtarë si dhe institucionet financiare botërore si FMN-ja apo Banka Botërore, që prej kohësh vëzhgojnë rritjen ekonomike të këtyre vendeve në zhvillim. Nisur nga këto kosto tepër të larta të këtyre shërbimeve, institucionet ndërkombëtare i kanë kërkuar qeverive të këtyre vendeve që të marrin masa të menjëhershme për lehtësimin e tyre. Me anë të një raporti apostafat për këtë çështje, BB-ja i bën thirrje Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që të ulin tarifat për shërbimet e telekomunikacionit dhe të eliminojnë kufizimet e energjisë elektrike. “Këto dy kritere do të ndihmojnë zhvillimin e tyre ekonomik”, - thuhet në raportin e Bankës Botërore "Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja: axhenda për tregti dhe zhvillim". Ky raport u bë dje publik në Uashington D.C., duke prezantuar kështu realitetin ekonomik të këtyre vendeve në zhvillim, pretendente për anëtarësimin në BE.
Raporti
“Çmimi i shërbimeve të telekomunikacionit përfshi këtu Maqedoninë, Bosnje Hercegovinën, dhe Shqipërinë, janë ende shumë të larta”, - thuhet në raportin e BB-së, i cili vazhdon me: “ulja e kostove të tilla mund të jetë shumë e madhe, duke u bazuar në një analizë të infrastrukturës e prodhueshmërisë të vendeve në Europë dhe në Azinë Qendrore”. Gjithashtu Banka Botërore bën thirrje për përmirësimin e infrastrukturës së telekomit e cila do të ndihmojë në integrimin rajonal, si dhe do të ndihmojë bizneset të përballojnë pjesërisht rënien ekonomike në pjesën më të madhe të vendeve të vogla. Një tjetër faktor që do të ndikonte në rritjen e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor është edhe ulja e kufizimeve të energjisë. “Zvogëlimi i kufizimeve të energjisë do të ndikonte shumë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendeve”, - thuhet në raport. Për këtë Banka Botërore sjell si shembull Shqipërinë ku kufizimet e energjisë- shkruan raporti- janë një problem mjaft shqetësues për investitorët. “Përvoja e viteve të fundit në Shqipëri ka treguar se kufizimet e energjisë mund të kenë një ndikim të madh në rritjen e GDP-së. Si pasojë kufizimet e energjisë mund të kenë ndikim të madh si në investimet kombëtare ashtu dhe tek investimet ndërkombëtare”, - vazhdon raporti.
Masat
Banka Botërore me anë të këtij raporti u bëri thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor ta thellojnë procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin e ndërsjellë duke shfrytëzuar atë hapësirë të politikës së jashtme e cila nuk bie ndesh me marrëveshjet e nënshkruara me BE-në. “Dekada e fundit, e posaçërisht pesë vitet e fundit, ishin kryesisht të mira për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata tani do të duhet të përmirësohen dhe t'i mbështesin sukseset e tyre në zvogëlimin e varfërisë dhe të inkuadrohen drejt BE-së”, - thuhet në raportin e Bankës Botërore. Në raportin "Integrimi i Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja: axhenda për tregti dhe zhvillim", Banka Botërore thekson se, - rajoni i Ballkanit Perëndimor paraqet pjesë kyçe e Europës Lindore dhe është lidhje e vendeve të ndryshme, që gjenden në shkallë të ndryshme të integrimit me BE-në. "Qëllimi i këtij raporti është përmirësimi i përparimit që e sjellë integrimi i rajonit në BE, si dhe bashkëpunimi më mirë midis vendeve. Studimi, gjithashtu, i përmend prioritetet për veprim në nivel të shteteve me qëllim që të përmirësohet eksporti", - deklaroi Sanxhaj Katuria, ekonomist i Bankës Botërore dhe njëri prej autorëve të raportit. Ai theksoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.
12 Qershor 2008