E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT-i, çmimi i naftës në janar u rrit me 0.1%

Rritja e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare që në ditët e para të muajit janar 2008, ndikoi drejtpërdrejt edhe në vendin tonë. Si pasojë, efekti më i dukshëm u ndje në sektorin e automjeteve private dhe në gjithë sektorin e transportit në tërësi. Kështu, në muajin janar të këtij viti, çmimi i naftës shënoi një rritje prej 0.1 për qind, kundrejt muajit dhjetor 2007. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, rezulton se nga rritja e çmimit të naftës në muajin janar, indeksi i grupit “Transport” shënoi rritjen me 0.5 për qind. Shërbimi i transportit është përfshirë në një rritje të re çmimesh, që në harkun kohor të 6-mujorit të fundit shkon mbi 20 për qind. Rritja, sipas shoferëve të autobusëve dhe furgonëve që operojnë në linjat që realizojnë transportin midis qyteteve, ka ardhur vetëm për shkak të rritjes së çmimeve të naftës, që tashmë janë reflektuar në koston e këtij transporti. Nafta shitet me 140 lekë për litër, ndërsa qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të zbutur taksimin e këtij produkti.

12 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›