E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT-i, deficiti tregtar shkon në 24,4 miliardë lekë



Deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm gjatë muajit shkurt 2008, duke kapur shifrat alarmante të 24.4 miliardë lekëve. Ekspertët e ekonomisë shprehen të shqetësuar se Shqipëria po kthehet në një vend që importon pothuajse gjithçka dhe që prodhon shumë pak. Sipas tyre, problematike është edhe rritja e ndjeshme e kredive e cila po çon në thellim të këtij deficiti, pasi pjesa dërrmuese e huave po përdoren për të blerë mallra nga jashtë. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se Shqipëria konsiderohet një ndër vendet me deficitin më të lartë në rajon. Pothuajse gjithçka që ne konsumojmë duke filluar nga artikujt ushqimorë e deri tek lënda e parë për industrinë sigurohet nga importi.

8 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›