ISSH: “Rritet numri i të siguruarve nga rreziqet natyrore për 2008-n”
Numri i sigurimeve vullnetare gjatë dy muajve të parë të vitit 2008 u rrit me 35.01 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, bënë të ditur dje burimet zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Sipas ISSH-së, “shqiptarët janë bërë më të ndjeshëm në sigurimin e pronës dhe jetës në mënyrë vullnetare”. Në vlerë monetare sigurimi vullnetar për këto dy kategori ishte 332 milionë lekë më shumë se dy mujori i parë i vitit që shkoi.
Gjatë periudhës janar-shkurt 2008, sipas ISSH-së, vendin e parë e zunë sigurimet nga zjarri dhe rreziqet natyrore me rreth 51 për qind, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 24 për qind dhe sigurimi i garancisë me 9 për qind.
8 Prill 2008