Pensionistët e rremë, hetim zyrtarëve të Sigurimeve për 200 raste
Antikorrupsioni zbulon skandalin në Drejtorinë e Tiranës. Për tetë vite 200 veta përfituan nga 6.3 mijë lekë në muaj
Ervin Koçi
Fenomeni i pensionistëve mashtrues dhe i abuzimeve të bëra nga zyrtarët e ISSH-së me dosjet e pensionistëve, ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat e Krimit Ekonomik në Tiranë. Oficerët e Task-Forcës së Antikorrupsionit dhe Krimit Ekonomik në kryeqytet kanë zbuluar një skandal në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë. Rreth 200 persona, të cilët nuk e kishin mbushur ende moshën e pensionit dhe merreshin me aktivitete private, për tetë vite me radhë kanë përfituar me patë drejtë pensione të paligjshme. Skandali me pensionet e parakohshme dyshohet se është i përmasave më të mëdha, ku vlera arrin në shifra marramendëse, duke pasur parasysh se ky skandal ka vijuar për tetë vite radhazi. Burime pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore thonë se, vlera e dëmit të shkaktuar arrin në 120 milionë lekë. Sipas të dhënave, profesioni i punëtorëve të minierave hyn në ato profesione me trajtim të veçantë për shkak të vështirësisë. Specialistët tregojnë se “vlera minimale për një pension të parakohshëm është 6 mijë e treqind lekë për person”. Por, duke bërë përllogaritjet për 200 raste abuzive, rezulton se në një muaj janë dhënë 1 milionë e 260 mijë lekë nga shteti shqiptar, që janë paguar pensione të parakohshme për këta persona. Ndërkohë, që për një vit, ose e thënë ndryshe për 12 muaj, shtetit shqiptar i është shkaktuar një dëm minimal prej 15 milionë e 120 mijë lekësh.
Hetimi
Grupi hetimor ka deklaruar se në këtë vjedhje janë përfshirë edhe funksionarë të Sigurimeve Shoqërore që kanë abuzuar me detyrën. Ndërkohë, personat përfitues kanë falsifikuar dokumentet e përfitimit të pensionit, i cili ka zgjatur për tetë vite me radhë.
Kjo ka vënë në epiqendër të hetimit intensiv ish-krerët e kësaj drejtorie, pasi dyshohen se ata kanë kryer afera korruptive me njerëz të ndryshëm për të përfituar pensione të parakohshme. Pjesa dërmuese e përfituesve kishin falsifikuar dokumente sikur punonin në minierën e Kërrabës, ndërkohë që 11 prej tyre janë dërguar për procedim penal. Gjithashtu, grupi hetimor ka sekuestruar dosjet e 200 rasteve, që i ka marrë në shqyrtim për dokumentimin e plotë të këtij hetimi masiv. Shuma e lartpërmendur shumëfishohet, duke e çuar këtë dëm në 120 milionë e 960 mijë lekë. Sipas policisë, rasti i abuzimeve është zbuluar gjatë një hetimi të shtrirë në disa muaj që nga denoncimi i parë. Por, me kalimin e kohës, uniformat blu kanë vënë re se abuzimet ishin bërë në masë, duke vënë në dyshim punën e ish-funksionarëve dhe funksionarëve të Drejtorisë Rajonale të Tiranës për Sigurimet Shoqërore. Kështu, policia ka vijuar punën e saj me mbledhjen e dëshmive të përfituesve të pensioneve, ku ka vënë re se të gjithë kishin përfituar ilegalisht, kundrejt një ryshfeti që kishin dhënë te funksionarët e asaj kohe. Policia tha se pas kryerjes së një investigimi rezultoi se “personat e mësipërm paguanin shuma parash prej 50 mijë lekësh te zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për nxjerrjen e dokumenteve të falsifikuara, me qëllim që të përfitonin pension”.
Abuzimi
Pas shtrirjes së një hetimi disamujor për veprën penale të "mashtrimit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve" dhe "vënie në përdorim të dokumenteve të falsifikuara", nga seksioni Kundër Korrupsionit, në Sektorin e Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Tiranës, u dërguan materialet hetimore për fillimin e çështjes penale mbi bazën e posedimit dhe grumbullimit të saktë të informacioneve, për disa shtetas që dyshohen se kanë konsumuar këtë vepër penale, përgjatë periudhës kohore nga viti 2000 e në vazhdim. Sipas policisë, edhe persona të tjerë po hetohen në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që 11 prej tyre janë dërguar në prokurori. "Ata janë Petrit Stafa, 51 vjeç, Xhavit Bekteshi, 58 vjeç, Bilal Qoku, 45 vjeç, Lutfi Banaj, 47 vjeç, Ylli Lika, 42 vjeç, Shefki Shkoza, 45 vjeç, Bajram Alimadhi, 45 vjeç, Maliq Luli, 50 vjeç, Shefki Troski, 58 vjeç, Skënder Varroti, 47 vjeç dhe Skënder Cicollari, 53 vjeç, të gjithë banues në Tiranë", detajoi grupi hetimor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Personat e dërguar për ndjekje penale
Emri, Atsia, Mbiemri Mosha Vendbanimi
1.Petrit Ramazan Stafa, 51 vjeç, banues në Kërrabë
2.Xhavit Baftjar Bekteshi, 58 vjeç, banues në Ibë, Komuna Berzhitë
3.Bilal Hasan Qoku, 45 vjeç, banues në Kërrabë
4.Lutfi Sulo Banaj, 47 vjeç, banues në Ibë, Komuna Berzhitë
5.Ylli Isuf Lika, 42 vjeç, banues në Ibë
6.Shefki Reshit Shkoza, 45 vjeç, banues në fshatin Surrelë
7.Bajram Sami Alimadhi, 45 vjeç, banues në Sauk
8.Maliq Luli, 50 vjeç, banues në Tiranë
9.Shefki Troski, 58 vjeç, banues në Tiranë
10.Skënder Varroti, 47 vjeç, banues në Tiranë
11.Skënder Cicollari, 53 vjeç, banues në Tiranë
8 Prill 2008