Trafiku i heroinës, bie në grackën e policisë një kazak
Ndalon Alexandros Zeitinidis, lindur në Kazakistan. Iu gjet heroinë në makinë. Brenda pak ditësh shënohet rasti i dytë i trafikimit të drogës nga të huaj
KAKAVIJË – Brenda pak ditësh bie në grackën e policisë edhe një shtetas tjetër i huaj, i përfshirë në trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë. Policia kufitare e Kakavijës bëri të ditur mbrëmë se shtetasi Alexandros Zeitinidis, lindur në Kazakistan dhe me banim të përhershëm në Greqi është ndaluar nga policia, pasi po tentonte të kalonte drejt vendit fqinjë një sasi heroine. Ndalimi i tij është vërë rreth orës 18:30 të ditës së hënë. Gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, në automjetin e tij është zbuluar një sasi droge që dyshohet të jetë e llojit heroine. Sipas këtyre burimeve, në bazë të hetimeve paraprake, destinacioni i saj ishte Greqia.
Arrestimi
Burime zyrtare të policisë lokale thanë se “sasia e drogës u zbulua në automjetin Tip “Toyota” me targë IEP 8033, që drejtohej nga shtetasi Alexandros Zeitinidis, lindur në Kazakistan dhe me banim të përhershëm në Greqi”. Të njëjtat burime nuk bënë të ditur sasinë e saktë të drogës, por thanë se mendohet se ajo është e llojit heroinë. Në vendngjarje, Kakavijë, shkroi mbrëmë drejtori i Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Hysni Burgaj, drejtori rajonal i kufirit dhe migracionit, Vasil Valera dhe prokurori i rrethit Alfred Agolli. Në lidhje me këtë çështje kanë nisur hetimet, pasi dyshohet se në këtë trafik mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë në Shqipëri dhe Greqi.
Rastet
Javën u ndalua në Kakavijë një shtetas grek, pasi iu gjetën në automjetin e tij tip “Honda”, me targa YIY 2654, një sasi prej 4 kilogramësh, e cila dyshohet të jetë marijuanë. Jorgos Papadhaqis ndodhej prej disa ditësh në Gjirokastër me qëllimin për të hapur një fabrikë për prodhimin e kartë-pecetave. Pikërisht ditën e mërkurë, teksa po udhëtonte drejt vendlindjes, ai është kapur në flagrancë nga policia. Çështja në ngarkim të 40-vjeçarit Papadhaqis i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda pasi dyshohet për një rrjet të organizuar trafiku midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai është dërguar në Tiranë për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, ditën e shtunë u arrestua një tjetër shtetas me banim jashtë Shqipërisë. Burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit bëjnë të ditur se në afërsi të fshatit Ndroq, forcat antidrogë arrestuan shtetasin Met Lajçi, 50 vjeç, lindur e banues në Kosovë. Për ndalimin e tij u organizua operacioni i koduar me emrin “Miku i largët”, i cili u finalizua me bllokimin dhe sekuestrimin e rreth 80 kilogramëve bimë narkotike, e cila dyshohet se është Cannabis sativa
8 Prill 2008