E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, inflacioni në nëntor 2.6 %

 

Gjatë muajit nëntor konsumatorët kanë shpenzuar më pak para nga buxheti i tyre familjar për të blerjen e mallrave ushqimorë. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikës, niveli i inflacionit në muajin nëntor ka pësuar rënie. Sipas INSTAT-it niveli i inflacionit në nëntor ishte 2.6 për qind, ndërkohë që një vit më parë ishte 3.5 për qind. Sipas analizës së kryer nga INSTAT, gjatë nëntorit janë rritur çmimet e zarzavateve, ndërsa çmimet e frutave kanë pësuar ulje. Por gjatë këtij muaji, rënie të ndjeshme ka pësuar indeksi i grupit “Transport” që shënoi një ulje prej 2.5 për qind. Dhe kjo si pasojë e uljes së çmimit të naftës me 9.0 për qind, dhe çmimit të benzinës me 9.5 për qind. Ndërkohë rritje kanë pësuar çmimet e veshjeve të këpucëve etj. Ndërkohë edhe këtë vit rrezikohet të përsëritet e njëjta histori si vitet e kaluara. Për tregtarët vendas është bërë tashmë një traditë që me afrimin e festave të fundvitit rrisin në mënyrë të pajustifikueshme çmimet e mallrave ushqimorë. Dhe kjo pasi gjatë këtij muaji kërkesat për këto produkte rriten ndjeshëm dhe tregtarët nuk ngurrojnë që të rrisin çmimit. Por kjo rritje çmimesh, ndryshe do të thotë rritje të nivelit të inflacionit në vend. Vitet e kaluara megjithë masat e ndërmarra nga qeveria, tregtarët nuk kanë hezituar që të rrisin çmimet e mallrave ushqimorë dhe për rrjedhojë niveli i inflacionit në dhjetor ka pësuar rritje në krahasim me muajt e tjerë të vitit.

Çmimet

2.6 për qind niveli i inflacionit
3.3 për qind janë rritur çmimet e zarzavate dhe patateve
3.8 për qind janë ulur çmimet e frutave
0.1 për qind janë ulur çmimet e pijeve alkolike
0.3 për qind janë ulur çmimet e duhanit
2.5 për qind është ulur indeksi i grupit “Transport”
9 për qind është ulur çmimi i naftës
9.5 për qind është ulur çmimi i benzinës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›