Korruspioni, biznesi ankohet te kreu i Tatimeve
Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve e shqetësuar lidhur me rritjen e presionit të krizës, numrin e ndërmarrjeve që janë mbyllur dhe i disa shfaqjeve të arbitraritetit nga administrata shtetërore, zhvilloi dje pasdite një takim me kreun e Tatim-Taksave, Artur Papajani. Kreu i Prodhuesve të Veshjeve, Edmond Rusmali, paraqiti situatën e sektorit që ndodhet në kushte tepër të vështira, nga rritja e kostos dhe rënies së kërkesës. Kryetari i DHKPV nuk la pa përmendur edhe disa mangësi në punën e administratës, që penalizojnë pa të drejtë bizneset dhe rrisin kostot financiare të sipërmarrjes së tyre. "Për sektorin fasonist vazhdojnë të mbeten problem disa segmente të DPT, si Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria Rajonale Tatimore e Tiranës, ajo e Durrësit, Shkodrës etj. Këto administrata janë duke vënë
në vështirësi ekzistencën e bizneseve përkatëse, duke mos respektuar aktet ligjore përsa i përket rimbursimit të TVSH-së, duke ushtruar kontrolle rutinë, pa objekt e të paautorizuara nga eprorët, të cilat dëmtojnë seroizisht ecurinë normale të biznesit të këtij sektori", ka thënë Rusmali. Nga ana tij, Papajani, pasi mbajti shënim të gjitha shqetësimet, kërkoi informacion nga bizneset e këtij sektori lidhur me sjelljen e administratës tatimore në respektim të ligjit dhe të Kodit të Procedurave Tatimore e akteve të tjera në zbatim të tij. Drejtori i Përgjithshëm pranoi se ka disa probleme që janë vënë në rrugën e zgjidhjes, jo vetëm me ndryshimet e realizuara brenda administratës, por edhe me skemat e reja të funksionimit të saj.