E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Çmimet e produkteve të konsumit u rritën me 0.4% në muajin tetor



Në muajin tetor 2009, çmimet e konsumit pësuan një rritje prej 0.4 % krahasuar me muajin paraardhës, shtator. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit ndryshimi vjetor në muajin tetor, krahasuar me një vit më parë ka qenë 2.3 për qind. Sipas statistikave konkrete për këtë periudhë të vitit, indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.4 %, ku brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 2.6 % vërehet në nëngrupin “fruta”. Por rritje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupet e tjera të grupit ”Ushqime dhe pije jo alkoolike” ku mund të veçojmë rritjet në nëngrupet “sheqer, reçel, mjaltë etj” 1.5 %, “qumësht djathë e vezë”1.5 % etj. Ndërsa çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” gjatë këtij muaji u ulën me 0.9 %, ndërsa indeksi i grupit ”Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 1 %. Ndërkaq, gjatë muajit tetor çmimet e grupit ”Veshjeve dhe këpucë” shënuan një rritje prej 0.9 % dhe çmimi i naftës u ul me 1.3 %, kurse indeksi i grupit “Shërbimi arsimor” shënoi një rritje prej 2.5 %, ku mund të përmendim rritjen e tarifave te pagesës për universitetet private me 5.4 %.

10 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›