Tragjedia në Gërdec, banorët, lule dhe predha për kryeprokuroren Ina Rama
Zamira Durda, bashkë me disa nëna të tjera, qëndruan disa orë me radhë në Prokurori
Laureta Rryçi
Në njërën dorë një tufë me lule dhe në dorën tjetër një copë predhe. Kështu është shfaqur dje para zyrës së kryeprokurores Ina Rama, Zamira Durda, nëna e Edison Durdës, djali 6-vjeçar që humbi jetën së bashku me 25 persona të tjerë në shpërthimin në Gërdec më 15 mars të vitit 2008. E shoqëruar me disa banorë të tjerë të kësaj zone, 45-vjeçarja tha për mediat se kishte ardhur për të mësuar se çfarë ishte bërë me padinë ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Sipas Durdës, ata kanë depozituar një muaj më parë një padi ku kërkojnë rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit dhe deri më dje nuk kanë asnjë informacion nëse është pranuar kërkesa e tyre për të rinisur hetimet. Mirëpo, pavarësisht qëndrimit prej katër orësh, askush nga institucioni qendror i akuzës nuk i ka begenisur banorët për t’i takuar qoftë edhe për pak çaste.
“Takimi”
Me lule në duar dhe copa predhash zonja Durda deklaroi dje se i bën thirrje kryeprokurores Ina Ramës të reflektojë për tragjedinë e Gërdecit dhe viktimat që shënoi shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve. “Lulet janë luledele. Këto po mblidhte djali im ditëm që vdiq në Gërdec. Në shenjë respekti do t’ia çoj Ina Ramës. Kurse këto predha i kam në shtëpi, i shoh çdo ditë…. Do t’ia çoj kryeprokurores, thjesht në shenjë simboli, që ajo të ulet dhe të meditojë”, - tha dje Zamira Durda para mediave. Nëna e Edisonit të vogël, që vdiq në Itali pas plagëve të rënda të djegies që mori nga shpërthimi në Gërdec, ka dorëzuar një padi penale për ish-ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, sot ministër Mjedisi. “Sot do të interesohem të di se çfarë u bë me padinë time”, - tha Durda. Së bashku me nënën e Edisonit të vogël u solidarizuan në këtë simbolikë edhe familjarë të tjerë të viktimave në Gërdec. Në emër të familjarëve të tjerë Zamira tha se do të kërkojë që të përshpejtohen hetimet për këtë ngjarje. Por jo vetëm kryeprokurorja, por edhe prokurori i çështjes, Sokol Stojani, nuk pritën askënd në takim.
Pritja
“Qëndruam për orë të tëra në korridorin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe na thanë se takim nuk ka”, - u shpreh Zamira për mediat pak minuta pasi doli nga institucioni i Prokurorisë. “Në datën 8 tetor paraqita një padi penale për ministrin Fatmir Mediu, kallëzimi penal është për të njëjtat arsye që ngriti herën e parë Prokuroria për çështjen. Ne tani i kërkojmë prokurores t’i drejtohet Parlamentit për heqjen e imunitetit. Është e drejta ime ta kërkoj këtë”, - shprehet Zamira. Më tej Durda shpjegoi se në këtë takim, minimumi që priste ishte dhe përgjigje negative nga prokurori i çështjes nëse ka ndër mend të merret me padinë e kallëzuar prej tyre, ose do ta pushojë atë. Banorët e Gërdecit, që ishin dje në Prokurori, u shprehën se këtë veprim do të kryejnë derisa kryeprokurorja apo ndonjë vartës i saj t’i përgjigjen kërkesës së tyre për të mësuar mbi fatin e padisë.
Banorët: Edhe procesi gjyqësor, me ritme të ngadalta
Gjatë pritjes së djeshme banorët u shprehën se edhe ecuria e procesit gjyqësor është tepër i ngadaltë, gjë që ka zbehur shpresat e familjarëve për gjykim të drejtë. Sipas Zamira Durdës, me dhjetëra seanca gjyqësore janë shtyrë për arsye të ndryshme që kanë dhënë palët që janë në këtë proces. Ajo shpjegoi se më të dëmtuarit në këtë tragjedi janë ata që kanë humbur të afërmit. Edhe pse kanë kaluar gjithë kjo kohë nga momenti i tragjedisë, sërish ata nuk po shohin fajtorë.
Vendimi i Gjykatës që e përjashtoi Mediun nga akuza për Gërdecin
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, më 14 shtator u vuri njëherë e mirë kapakun akuzave në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, tashmë ministër i Mjedisit në kabinetin e ri qeveritar. Vendimi që u mor nga Gjykata e Lartë solli reagimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit. Kolegjit Penal të kryesuar nga Besnik Ymeraj iu desh më shumë se dy orë për të vendosur pushimin e çështjes pas gjykimit mbi pretendimet e palëve mbi vijimësinë e këtij procesi. Avokatët mbajtën fort si provë mandatin e deputetit, të fituar më 7 shtator të këtij viti nga klienti i tyre. Ndërsa përfaqësuesit e akuzës pretenduan se heqja imunitetit ishte ende e vlefshme për sa kohë që Gjykata nuk kishte dalë në një vendim të formës së prerë. Familjarët kërcënuan se do të bënin vetëgjyqësi për humbjen e të afërmve të tyre. Fatmir Mediu nuk rezulton së fundi as në listën e dëshmitarëve. Pak kohë pas tragjedisë së rëndë të Gërdecit, mediat zbardhën aferat korruptive të shtetit për trafikun e armëve, një pjesë e të cilit realizohej në Gërdec. Fabrika e ngritur në një zonë të banuar çmontonte armë të vjetra ushtarake në llogari të firmës “Albademil”, armë që eksportoheshin më pas për në Afganistan me anë të një kompanie amerikane. Aktualisht, nga 29 të pandehur që ka dosja më voluminoze në vend, vetëm 4 prej tyre, kryesisht drejtues të fabrikës, ndodhen në arrest me burg, të tjerët, shumica ushtarakë, po gjykohen në gjendje të lirë.
Gjyqi me 29 të pandehur
Gjyqi për tragjedinë e 15 marsit të vitit 2008 në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, është një nga proceset më të mëdha gjyqësore të hapura në vend. Për këtë tragjedi, Prokuroria ka dërguar në Gjykatë dosjen me 29 të pandehur. Procesi me 29 të pandehurit ka vijuar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Të pandehurit që gjykohen në gjendje të lirë janë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha; zëvendësi Agim Lala, Shpëtim Spahiu, Zija Bahja, Ramadan Tartari, Ndue Marku, Ardian Mullahi, Adriatik Mema, Shkëlzen Madani, Dashnor Çaushaj, Zenun Fero, Hysni Coçka, Hilmi Laçaj, Fari Toska, Rezart Tërshana, Besnik Dauti, Agim Babameto, Fiqiret Mato, Lavdi Shatro, Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Ish-drejtori i kompanisë shtetërore “MEICO”, Ylli Pinari, administratori i kompanisë "Albademil", Mihal Delijorgji, ish-drejtori Teknik i fabrikës së çmontimit të municioneve, Dritan Minxolli, si dhe ish-punonjësi i MEICO-s, Sokol Gjeçi, janë në gjendje arresti.
10 Nentor 2009