Vodafone Club: Paguaj minutën e parë dhe përfito telefonata pa kufi, falas
Vodafone Albania prezanton për abonentët e saj të “Vodafone Club” një ofertë jashtëzakonisht të veçantë që do t’i japë më shumë jetë komunikimit brenda grupit më të madh të komunikimit në Shqipëri. Është e pabesueshme: Kryeni një thirrje drejt një anëtari të “VF Club”, paguani për minutën e parë dhe çdo thirrje përgjatë së njëjtës ditë me çdo numër brenda grupit do të jetë krejtësisht falas dhe pa asnjë lloj kostoje të fshehur. Të gjithë anëtarët e “Vodafone Cub” mund të telefonojnë në numrin 143 për të aktivizuar ofertën për një javë. Kostoja e pajtimit është 200 lekë (përfshirë TVSH-në). Mbas aktivizimit të ofertës abonentët mund të fillojnë të kryejnë thirrje brenda grupit dhe të përfitojnë nga kjo ofertë e leverdisshme. Kjo ofertë mund të aktivizohet deri në 4 herë brenda muajit. Kjo është pjesë e konceptit “Power to You” përmes të cilit Vodafone e vendos klientin në qendër të gjithçkaje që realizon duke iu dhënë atyre fuqinë për të menaxhuar komunikimin e tyre duke përfituar shërbime të lira cilësia e të cilave është e përherë e besueshme. Kjo ofertë do të jetë e vlefshme prej datës 9 nëntor 2009 deri 6 dhjetor 2010.
10 Nentor 2009