Ujërat e zeza mbysin pallatet në Shkozet
14/07/2009 Banorët: Nuk dalim dot nga shtëpitë
DURRES- Disa pallate në lagjen numër 14 në Durrës janë vendosur në kushte tejet të vështira për shkak të ndotjes së madhe që kanë krijuar ujërat e zeza të dala në sipërfaqe. Janë apartamente, të cilat u janë dhënë të përndjekurve politikë në Shkozet, por edhe apartamente të tjera në këtë zonë kanë të njëjtin shqetësim. Në ish-konviktin e shkollës së ulët profesionale në Shkozet banojnë 32 familje, të cilat thuajse janë izoluar brenda nga mëngjesi deri në darkë pasi fekalet kanë mbytur jo vetëm rrugicën e tyre e garazhet, por kanë hyrë edhe në katet e para të banesave. Godina është katërkatëshe e bërë rikonstruksion disa vite më parë, por pa dhënë zgjidhje për ujërat e zeza dhe ujin e pijshëm. Hatixhe Luri, banore e këtij pallati, ka thënë se ka 6 vjet që situata është e tillë dhe askush nuk vë dorë. “Ka 8 vjet që ujërat e zeza na futen në shtëpi. Kjo gjendje është bërë e padurueshme. Kemi kërkuar ndihmë në bashki, por askush nuk ka ardhur të na ndihmojë për të liruar kolektorin që gjendet në anën e pasme të pallatit”,-ka thënë Luri. Familja e saj ka shitur shtëpinë në Durrës për të fituar më shumë hapësirë në Shkozet dhe 2 dhoma me 1 kuzhinë i ka blerë plot 3.5 milionë lekë. Por kjo familjare ka pohuar se jeta në këtë pallat është bërë e paduruar. Asnjë apartament në katin e parë e në të dytin nuk mund të hapë dritaret për ajrosje as në dimër e as në verë. “Ne paguajmë për pastrimin, kanalizimet, ujin e pijshëm, gjelbërimin dhe ndriçimin, por asnjë kusht nuk kemi”,-ka vijuar kjo banore. Më tej ajo është shprehur se bashkia ka të gjitha informacionet se cilët janë personat që kanë fundosur në fekale të gjithë lagjen. “Kemi takuar edhe kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe ia kemi bërë të ditur gjendjen e paduruar të familjeve në këto pallate në Shkozet, por nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje”,-është shprehur Luri. Një pjesë e banorëve, mes tyre edhe fëmijë, kanë shfaqur probleme të lëkurës nga infeksionet, të tjerë janë trajtuar me ilaçe për shkak të djegies së syve dhe acarimit të rrugëve të frymëmarrjes. Këtu ka familje që është vendosur që 15 vjet më parë sapo ka përfunduar përshtatja e konviktit për apartament banimi.