INSTAT: "Çmimet u rritën, por "tendenca" është në ulje"
/>INSTAT kthehet në një borie propogandistike e qeverisë. Sapo nxjerr një shifër dhe ajo komentohet, zëdhënësi i saj del dhe bën komente për komentet e medias. Kështu ka ndodhur me shifrat e rritjes ekonomike, kështu po ndodh edhe me indeksin e çmimeve të konsumit. Instituti i Statistikave "sqaron" edhe njëhere opinionin publik në lidhje me publikimin e djeshëm të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Në disa media është keqinterpretuar Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin dhjetor 2008 dhe nuk është bërë i qartë dallimi ndërmjet ndryshimit mujor dhe ndryshimit vjetor të çmimeve. Ndryshimi mujor i çmimeve nuk është gjë tjetër veçse krahasimi i çmimeve të muajit korrent me muajin e mëparshëm. Çmimet e konsumit në muajin Dhjetor 08 u rritën me 0.9 përqind krahasuar me muajin e mëparshëm (Dhjetor 08/Nëntor 08). Ndryshimi vjetor i çmimeve shpreh ndryshimin e çmimeve të muajit korent me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet e konsumit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (dhjetor 08/dhjetor 07) u rritën në masën 2.2 përqind. Pra inflacioni vjetor në vitin 2008 është 2.2 %. nga 3.1 % që ishte një vit më parë dhe kjo tregon se tendenca e rritjes së çmimeve krahasuar me një vit më parë ka ardhur në rënie.