Rritet konsumi, OSSH-ja rrit prodhimin e energjisë
09/01/2009 Prurjet në favor
Shtimi i konsumit të energjisë elektrike në vend, por edhe situata e favorshme hidrike kanë lejuar Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes që të rrisë prodhimin. Sipas të dhënave zyrtare të OSSH-së, prodhimi ditor i energjisë elektrike nga hidrocentralet ka arritur në 14.5 milionë kilovat orë, ndërsa energjia nga importi në 7 milionë kilovat orë në ditë. “Konsumi i energjisë elektrike ditët e fundit ka arritur në 23.2 milionë kwh/ditë energji elektrike”, shprehen burime zyrtare të OSSH-së. Në të njëjtën kohë edhe niveli i prurjeve ka qenë pozitiv, për shkak të reshjeve të ditëve të fundit. Kështu, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës gjatë ditës së sotme ka arritur në 284 metra, ndërsa prurjet 160 m3/sek. Sipas burimeve zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike, janë rritur edhe prurjet në liqenet e kaskadës së lumit Drin. Më konkretisht, në liqenin e Komanit prurjet kanë qenë 100 m3/sek dhe në Vaun e Dejës, 160 m3/sek. Ndërkaq, OST-ja brenda 10 ditësh pritet të përfundojë riparimin e linjës Vau i Dejës-Lezhë duke vazhduar punën për riparimin e të gjitha defekteve të shkaktuara në vend, për shkak të motit të keq.