E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT, studim për nivelin e varfërisë në vend

21/03/2009  Instituti i Statistikave ka përgatitur një studim të fundit mbi nivelin e varfërisë në vendin tonë. Ky studim, sipas zyrtarëve të këtij, institucioni është kryer në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe PNUD-in. Në të do të përfshihen të dhëna statistikore që janë mbledhur nga anketimet dhe vëzhgimet e ndryshme që kanë realizuar specialistët e këtij sektori, gjatë vitit 2008. “Këto programe dhe projekte, të cilat ne po vlerësojmë sot, tregojnë sesi përpjekjet e qëndrueshme, inovacioni dhe ndjekja e problemeve japin rezultate konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në rajon. Kjo tregon gjithashtu se çfarë mund të arrijnë vendet në saj të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me Bankën Botërore”, u shpreh Shigeo Katsu, zëvendëspresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. Vend të rëndësishëm zënë kapitujt mbi zhvillimin, varfërinë dhe pabarazinë, produktiviteti rural dhe urban, migracioni, programe në mbështetje të shtresave në nevojë, ndihma ekonomike dhe rritja e prodhimit ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›