IQT: Dieseli i ARMO, me përmbajtje squfuri brenda parametrave
Inspektorati Qendror Teknik ka kryer dje analizat e naftës së prodhuar nga ARMO. Sipas specialistëve të këtij inspektorati, për të kryer analizën është marrë kampion nga rezervuari 51 i Rafinerisë së Ballshit, ku sasia është rreth 1100 ton.
Pas analizës së kryer në laboratorët e inspektoratit rezulton se përmbajtja e squfurit 132 miligramë për kilogram ose ppm, rezultat ky që është brenda parametrit të lejuar sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Për cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe diesel.
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:55
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:55