E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku nis forcimin ndaj dollarit

Pas një periudhe disa javore, kur dollari amerikan, USD, ishte forcuar shumë ndaj lekut në këmbimet valutore, prej disa ditësh ai po humbet terren, sidomos nga fillimi i kësaj jave dhe dje ka pasus një humbje prej afro 2 pikësh në krahasim me një ditë më parë.
Një dollar është blerë dje me 95,6 lekë dhe është shitur me 96,1 lekë, ndërsa një ditë më parë një dollar blihej me 97,5 lekë dhe shitej me 98 lekë. Rënia e vlerës së dollarit në tregun e valutor ndaj lekut vihet re jo vetëm në krahasim me fillimin e kësaj jave, por edhe me një javë më parë, kur nisi dobësimi i tij kundrejt monedhës shqiptare.  Në fillim të kësaj jave, një dollar blihej me 101 lekë dhe shitej me 101,5 lekë, ndërsa para një jave një dollar blihej me 102,3 lekë dhe shitej me 102,8 lekë. Dollari ka humbur 6 pikë në krahasim me një javë më pare, ndërkohë që rritja e vlerës së lekut ka qenë më e madhe sidomos gjatë ditëve të javës në vazhdim. Dollari e kishte kuotën më të lartë në këmbimet valutore me lekun gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur ai blihej me 96,7 lekë. Ndërsa leku në krahasim me euron nuk ka pasur ndonjë forcim të ndjeshëm gjatë këtyre ditëve.

Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:57

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›