INSTAT vlerësohet me çmim nga BB
Në konkursin ndërkombëtar të organizuar nga Banka Botërore INSTAT mori çmim për Vlerësimin Programatik të Varfërisë në Shqipëri. Sipas INSTAT bashkëpunimi i institutit me BB gjatë zhvillimit të Anketës e Nivelit të Jetesës u vlerësua ndër 13 fitues në konkursin Për përmirësimin e jetës së njerëzve në vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore, e organizuar nga BB me çmimin Vlerësimi Programatik i Varfërisë në Shqipëri.
Çmimi iu dha INSTAT për bashkëpunimin me BB gjatë zhvillimit të Anketës së Nivelit të Jetesës si dhe për forcimin e kapaciteteve të stafit. Përfaqësuesi i Bankës Botërore Z. Andrew L. Dabalen, theksoi se Ky çmim është i rëndësishëm për INSTAT pasi në këtë konkurrim kanë marrë pjesë mbi 250 vende me të cilat Banka Botërore ka bashkëpunuar dhe Shqipëria e përfaqësuar nga INSTAT ishte ndër 13 vendet fituese. Ndërsa drejtoresha e përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja e vlerësoi këtë çmim si një stimul për të përmirësuar më tej cilësinë e punës në institucion. Ajo theksoi se Kjo eksperiencë me Bankën Botërore shërbeu për të vënë në dukje potencialin që përfaqëson stafi i INSTAT dhe në të njëjtën kohë na vë në pozitë për tu përmirësuar më tej.
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:55
Last Updated on Friday, 20 March 2009 22:55