E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT vëren tregues në rritje në shkëmbimet tregtare


Shkëmbimet tregtare të vendit tonë gjatë 11-mujorit të vitit 2008 (janar-nëntor), kanë qenë në rritje në krahasim me një vit më parë, bëjnë të ditur burime nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Gjate 11 muajve të vitit te kaluar, importet e mallrave kapën shifrën e mbi 395 miliard lekë, ndërsa një vit më parë ishin 341,528 miliard lekë.  Volumi më i madh i shkëmbimeve tregtare është kryer me vendet e BE-së, ku shifra e importeve ishte 239,931 miliard lekë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 202,670 miliard lekë. Sipas të njëjtave burime, gjatë 11 muajve të vitit 2008, eksportet kapen shifren e 105,42 miliard lekë, ndërsa një vit më parë kjo shifer ishte 90,503 miliard lekë. Eksportet më të mëdha janë kryer me vendet e BE-së në shifrën e 83,405 miliard lekë, ndërsa një vit më parë kjo shifër ishte 74,999 miliard lekë. Mes partnerëve kryesorë të huaj, Italia ka zënë vendin e parë me 64,603 miliard lekë dhe më pas Greqia me 9,397 miliard lekë, Gjermania me 2,845 miliard lekë etj.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›