E Diel, 1 Nëntor 2026

Pastrimi i qytetit të Tiranës tashmë me pajisje bashkëkohore

Pastrimi i qytetit të Tiranë tashmë synohet të realizohet me mjete bashkëkohore. Firmat fituese të tenderave, veçanërisht ato të pjesës perëndimore të qytetit, si ''Korsel'', ''Duka'' dhe ''Fusha Sh.p.k'', do të operojnë me makina të vogla bashkëkohore për pastrimin e qytetit. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pastrimit pranë Bashkisë, firmat e tjera që do të pastrojnë pjesën lindore të qytetit, do të fillojnë punën më vonë, sapo t'u mbarojë kontrata firmave të mëparshme pastruese. Bashkia e Tiranës fton qytetarët që përveç pastrimit të kihet kujdes në mirëmbajtjen e konteinerëve, paketimin e mbeturinave në qese dhe hedhjen e tyre në oraret e përcaktuara. Vetëm për  këtë vit bashkia  ka planifikuar rreth 800 milionë lekë për pastrimin e gjashtë zonave të saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›