Intervista/Me Ligjin e Dosjeve, mundemi më në fund të shkëputemi nga trashëgimia komuniste
Deputetja e PD-së, Lajla Përnaska, në një intervistë për gazetën “55”, komenton aktualitetin politik, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek ligji i dosjeve. Ajo thotë se reagimi i Presidentit të Republikës për këtë çështje ishte një zgjedhje e tij personale, duke i dhënë rëndësi faktit se ky ligj tashmë ka hyrë në fuqi dhe nuk mbetet veçse të zbatohet, çka sipas saj do të ndihmojë që vendi të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga e kaluara e vet komuniste
Prej dy ditësh ligji i dosjeve ka hyrë në fuqi, ndonëse Presidenti i Republikës për këtë ligj zgjodhi të mbajë një pozicion neutral. Cili është komenti juaj sa i përket kësaj çështjeje?
Personalisht kam qenë më një bindje të plotë pa asnjë lloj ambiguiteti, për të mbyllur dhe Shqipëria njëherë e përgjithmonë kapitullin me të kaluarën e egër të diktaturës komuniste në tërësi dheë persekutimit njerëzor që ushtroi ajo diktaturë në veçanti. Duke qenë dhe anëtare e ligjislacionit në Këshillin e Europës kam qenë tejet e angazhuar gjatë këtij procesi, si brenda Asamblesë Parlamentare në përgatitjen që ne bëmë në janar të 2006-s rezolutës për dënimin e krimeve të komunizmit. Këtë process e mbështeti gjithë e djathta europiane por edhe e majta e moderuar që e mbështeti, dhe Shqipëria ishte realisht vendi më i vonuar në këtë process, pa mëdyshje e mbështetën dhe ligjin që ne sapo kaluam dhe tashmë hyri në fuqi. Sa i përket zgjedhjes së Presidentit mendoj se kjo është zgjedhja e tij personale. Për mua është e rëndësishme që procesi të vazhdojë dhe të mbyllet sa më parë.
Në kushtet kur opozita ka shfaqur kontestime rreth këtij ligji, deri-diku edhe faktori ndërkombëtar, shtuar këtu edhe qëndrimin e Presidentit të Republikës, sa legjitimitet ka ky ligj, jo në kuptimin e ngushtë të numrave të kartonave, por në konsensusin e gjerë të ligjeve kaq të rëndësishme?
Padyshim që këto lloj praktikash dhe këto lloj ndërhyrjesh janë mjaft delikate e të vështira, por kanë edhe specifikat përkatëse brenda vendeve përkatëse. Ne jemi munduar t`u referohemi këtyre praktikava të realizuara dhe të mbyllura tashmë pothuajse në të gjitha vendet e ish-bllokut komunist, të cilët brenda realiteteve e konteksteve të tyre sociale, politike dhe juridike kanë realizuar tashmë këtë proces. Referenca më e afërt për ligjin që ne tashmë kemi në fuqi është ajo çeke, një eksperiencë së cilës i jemi referuar edhe në mënyrën se si është realizuar procedura dhe se si është ngritur vetë ligji, dhe është një eksperiencë që është përshëndetur dhe nga shumë vende të tjera, por theksoj faktin se duke e ndjekur edhe në proçesin e jashtëm këtë proçes edhe në kuadrin e Këshillit të europës, ku vazhdimisht kemi pasur edhe debate edhe brenda grupit ku ne bëjmë pjesë, këto lloj ligjesh shpesh herë janë të kontestuar apo të kritikuar sepse kanë specifikat e tyre brenda seicilit vend. Ka qenë e vështirë të gjendet me gjithë këtë praktikë tranzicioni postkomunist që të gjendet një dakordësi, kështu që dhe shqipëria po ecën nëpërmjet kësaj specifike, por që për mua mbetet i rëndësishëm fakti që, jo vetëm stadi ku jemi me miratimin e ligjit por edhe zbatimi i këtij ligji të bëhet me efikasitet, dhe të mbylli njëherë e përgjithmonë këtë kapitull me të kaluarën, dhe të shërojë një plagë që në shoqërinë shqiptare ka mbetur e hapur.
Ditët e fundit shoqatat e ish të përndjekurve kanë shfaqur pakënaqësi lidhur me shtrirjen që ky ligj ka, duke pretenduar se duhej të ishte më gjithëpërfshirës. Ç`mendim keni ju personalisht?
Në pika të caktuara ka edhe kategori të caktuara që ngrenë pretendimet e tyre në lidhje me raste specifike, e rëndësishme është që vetë këto grupe të interesit, vetë përfaqësitë e këtyre shoqatave kanë qenë të konsideruara në të gjithë procesin e pregatitjes, që ka qenë një proces i gjatë që ka marrë dhe grumbulluar mendimet dhe sugjerimet të natyrave nga më të ndryshmet. Partia Demokratike që në mandatin e parë qeverisës punoi seriozisht në këtë drejtim, e bëri ligjin e vet, një ligj shumë i plotë, që filloi në 1996-n të zbatoheshe, por periudhat tejet delikate që u krijuan, bënë që edhe vijueshmëria e zbatimit të këtij ligji të ndërpritej, për më tepër e majta që erdhi pas 1997-ës, kurrsesi nuk pranoi që të vazhdijë të njëjtën praktikë, sepse nuk kanë të njëjtin vizion me ne. Ne kemi vlerësuar shumë momentin e konsensusit dhe nga ana e gjykimit tonë politik, momenti i konsensusit ka qenë i mirëpritur dhe kjo i ka ka dhënë një tolerancë më të madhe procesit, ndërkohë që është pritur që edhe PS-ja të bjeri dakord sepse shpesh herë është prononcuar që kërkonte të ishte pjesë e këtij konsensusi por ishte vendim i tyre dhe kjo është çështje e tyre që vendosi të mos marrë pjesë dhe të ngelen jashtë këtij procesi.
Si e vlerësoni raportin që qeveria shqiptare dorëzoi së fundmi në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian, raport që lidhet me zbatimin e detyrimeve në lidhje me liberalizimin e vizave?
Raporti është një mishërim i gjithë reformave që ne kemi realizuar sepse vetë raporti i progresit mat ritmin e reformave. Reformat kanë qenë madhore si në fushën ekonomike, reformat fiskale, reforma zgjedhore që është një tjetër gur prove edhe në procesin tonë të integrimit dhe do vazhdojë të jetë i tillë deri në përmbushjen e standarteve më të mira të mundshme të procesit zgjedhor, që tashmë u dekretua dhe i referohet datës 28 qershor. Ky është një proces që do të shoqërohet edhe me reforma të tjera dhe në hapa konkrete me reformën në drejtësi, një reformë shumë delikate, që mendoj se ka qenë “thembra e Akilit”, në sesionin e vitit të kaluar ne kaluam ligjin “Për Prokurorinë”, mbetet një reformë që është në vijim. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë procesin tonë të reformave për të përmbushur atë protokoll pune që ne kemi nënshkruar në procesin e stabilizim asociimit. Procesi tashmë ka marrë një dinamikë të re sepse jemi në momentin e përmbushjeve konkrete, të atyre që prej kohësh nga BE-ja na janë vënë si “detyra shtëpie” përsa i përket proçesit të liberalizimit të vizave. Qeveria jonë, institucionet përkatëse, në veçanti Ministria e Punëve të Brendshme ka punuar me prioritet në këtë aspekt, sepse nga kriteret e domosdoshme për t`u përmbushur janë kartat e identitetit, pasaportat biometrike, siguria kufitare dhe regjistrimi i gjithë popullatës në gjendjen civile dhe regjistrimi elektronik. Në këtë kontekst mendoj se është bërë një punë e lavdërueshme, janë arritur tashmë hapa konkretë, karta është duke u prodhuar, unë do të ftoja dhe zotërinjtë e opozitës që të shkojnë të marrin kartat e tyre dhe të arrijnë të fitojnë një identitet që i ka munguar çdo qytetari në këtë vend dhe atyre atyre si qytetarë të këtij vendi. Ne kemi bërë realitet dhe kemi përmbushur jo vetëm një objektiv madhor të qeverisë por dhe një nga kriteret e domosdoshme të proçesit të liberalizimit të vizave.
Ju jeni njëra ndër kandidatet që ka shprehur vullnetin të marrë drejtimin e PD-së së Tiranës. A ka një datë të saktë se kur fillon formalisht procesi i garimit, dhe në ç`nivel mendoni se duhet të shtrihet procesi i strukturimit të partisë në kryeqytet?
Në radhë të parë dua të theksoj një fakt, që vetë niveli i zhvillimit të PD-së si një forcë madhore në këtë vend dhe tashmë si një forcë qeverisëse kryesore që ka realizuar një performanvë qeverisëse në përmbushje të programit të saj përkatës, vetë mënyra e organizimit dhe jeta e brendshme e partisë është në një stad tjetër. Brenda këtij standardi të ri po zhvillohet dhe gara elektorale brenda Partisë Demokratike për të gjitha rrethet e vendit, por fokusi mbetet në Tiranë, sepse Tirana është boshti, për mua është shtylla kurrizore e gjithë funksionimit të partisë në nivel kombëtar. Kështu që është normale që vëmendja të përqëndrohet në Tiranë, duke mos harruar dhe numrin e madh të popullatës Ilir Nikolla në raport me rrethet e tjera ka edhe një shtrirje shumë të gjerë të strukturave të PD-së. Ne kemi të realizuar tashmë në nivel seksionesh, 647 seksione të PD-së që janë me strukturën dhe kodin e ri elektoral të atshuar pranë çdo qendre votimi, domethënë ka ndryshime dhe në mënyrën e organizimit të partisë, ka një nivel intensiv të proçesit zgjedhor brenda seksioneve, ka edhe një minigarë brenda seksioneve, janë shumë aktivistë që janë pjesëmarrës, që garojnë më njëri-tjetrin, është përmbushur tashmë procesi zgjedhor brenda shumicës dërrmuese të seksioneve, dhe këto seksione janë të shtrira në 11 nëndegë brenda qytetit të Tiranës, si dhe kemi 18 nëndegë në komunat eIlir Nikolla rrethit të Tiranës. Pra është një proces gjigand dhe në një nivel shumë të rëndësishëm të realizimit të tij. Janë propozuar një grup kandidaturash duke filluar që nga niveli i kryetarëve të nëndegëve, ose grup seksioneve siç njihen me rregulloren e re dhe kanditaturat për kreun e Tiranës. Sa u përket kandidaturave që garojnë për Tiranën, duket se janë kandidatura të pranuara e të çertifikuara. Sa i përket kandidaturës time mund të them se ndjehem mirë që jam në garë me politikanë e aktorë dinjitozë të Partisë Demokratike që unë njëkohësisht i kam edhe miq të vjetër. Bashkëmendimtarë dhe situata të vështira me të cilat është përballur PD-ja, sidomos gjatë kohës që ka qenë në opozitë, dhe vlerësoj relisht rolin dhe kontributin e tyre. Në stadin ku jemi pothuajse janë mbyllur propozimet nga pjesa dërrmuese e seksesioneve si brenda qytetit po ashtu edhe në komunat, dhe është një vendimarrje e kryesisë së Partisë Demokratike për të vendosur datën finale, se kur do të thirret Kuvendi i delegatëve për të votuar kandidatët finalistë që i çeritfikon kryesia e PD-së. Mendoj se do të fokusohem tek çështje sociale, në çështjet ekonomike, në çështjet e urbanizimit, pasi në Tiranë ka një bastardim urban me ndërtime pa fund me një betonizim që është bastarduar nga drejtimi abuziv i bashkisë së kryeqytetit dhe nga kryetari i saj, pra ka shumë për të korigjuar, Tirana bart mjaft probleme sociale duke qenë se është e populluar nga një popullsi heterogjene. Unë kam vizionin tim të menaxhimit duke njohur shumë mirë Partinë Demokratike në të gjitha nivelet e strukturimit të saj në të gjitha proçeset e saj si elektorale, po ashtu edhe qeverisëse, prej mëse një dekade tashmë them se kam një nivel njohurish të mjaftueshme për të orientuar drejtimin e partisë dhe për t`i dhënë një spunto të re këtij drejtimi.
Risia e kodit të ri zgjedhor është edhe përfaqësimi i grave në Parlament me 30%... Kjo është një nevojë e hershme e shoqërisë shqiptare si dhe e politikës në veçanti për të pasur një balancë më të mirë gjinore, në raport me të drejtat themelore të çdo individi për të qenë edhe pjesë e politikës dhe për të ushtruar të drejtën e të zgjedhurit në nivele të larta të politikës. Duke qenë se prej vitesh ka një ngërç dhe një përfaqësim jo të thellë femëror, mbërthyer që nga 1997 vetëm me 7% të përfaqësimit në Parlament në nivel tejet të ulët vendor, mendoj se ka shumë për të bërë, pavarësisht që kjo ka qenë inisiativë e shoqërisë civile, pjesë e së cilës unë kam qenë prej vitesh. Në këtë aspekt janë hedhur shumë hapa dhe janë dhënë shumë kontribute të Komunitetit Ndërkombëtar të organizatave. Për shumë vite ka munguar vullneti politik, ne kemi filluar si lëvizje që në vitin 2000 në Shqipëri për të futur dhe elementin e kuotës, por e majtaqë ishte në pushtet në atë kohë këtë nuk e konsideronte në prioritetet e saj këtë ndërhyrje, ndaj u desh që kur u rikthyem në mandatin tonë në 2005 shumë gjëra t`i vazhdonim atje ku i kishim lënë në 1997-ën, sepse që në 1996 ne përgatitëm platformën tonë kombëtare për zhvillimin e gruas. Ishte vullneti politik i qeverisjes tonë dhe i kryeministrit Berisha që dhanë dretën jeshile që ne të aplikojmë si një vend i fundit në rajon edhe elementin e kuotës.