E Diel, 1 Nëntor 2026

IOM, seminar për punësimin e emigrantëve



Organizata Botërore e Migracionit (IOM) ka zhvilluar dje një seminar rajonal mbi hartimin e politikave të migracionit për qëllime punësimi në vendet e origjinës dhe të destinacionit dhe mbi bashkëpunimin ndërshtetëror me Ballkanin perëndimor. Seminari ka si qëllim pajisjen e politikëbërësve me mjetet për menaxhimin efektiva të migracionit për qëllime punësimi nga dhe drejt vendeve të tyre përmes familjarizimit me politikat efektive dhe praktikat e kryera deri tani dhe nëpërmjet diskutimeve mbi hartimin apo përshtatjen e politikave të veçanta në përputhje me situata specifike të migracionit. Shërbimet e informimit, këshillimit dhe referimit për migrantët e mundshëm do të realizohen nëpërmjet krijimit të rrjetit rajonal të sporteleve të migracionit.

Mjaft-i: Fronti qytetar “15 marsi” nis fushatën drejtësi për Gërdecin

Fronti qytetar “15 marsi”, nën organizimin e lëvizjes “Mjaft”, ka nisur dje fushatën për zbardhjen e plotë të tragjedisë së Gërdecit. Megjithëse ka kaluar rreth një vit nga kjo tragjedi, ende banorët e prekur nga ajo nuk dinë se kush janë përgjegjësit e vërtetë të saj. Vetë banorët shprehen të zhgënjyer nga mënyra sesi politika dhe organet përgjegjëse po e lënë në harresë këtë tragjedi të rëndë. Për këtë arsye, fronti qytetar “15 marsi”, nën koordinimin dhe organizimin e lëvizjes “Mjaft”, ka nisur fushatën duke kërkuar zbardhje të plotë të tragjedisë së Gërdecit dhe vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë personave që e shkaktuan atë. Fronti qytetar përbëhet nga familjarë të viktimave, mjekë të Spitalit Ushtarak, Shoqata e Invalidëve, ish-ushtarakë, juristë, studentë dhe sindikata e punëtorëve. Fushata do të kulmojë më 15 mars, 1 vit nga tragjedia e rëndë, me organizimin e një tubimi qytetar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet.

10 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›