ISHP: Gazetarja nuk ka infektuar asnjë njeri
• Fatmirësisht asnjë nga personat që ka udhëtuar me avion me gazetaren greke Anastasia Munxaqi, e prekur nga meningjiti, nuk është infektuar nga virusi.
ZIRINA LLAMBRO
Këtë pohojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Sipas tyre, edhe stafi i ambasadës ka rezultuar të jetë i pastër dhe pa asnjë shenjë që mund të ngjallte dyshime tek mjekët. “Nga drejtoritë tona në rrethe kemi informacion se janë analizuar të gjithë personat që ishin në të njëjtin avion me shtetasen greke. Askush nuk ka shfaqur asnjë shenjë, por u është kërkuar të paraqiten pranë mjekëve për çdo shqetësim që do të shfaqin”, sqaruan specialistët. Alarmi se virusi i rrezikshëm që kishte prekur gazetaren greke mund të përhapej te personat që kanë pasur kontakte me të, ka përfshirë 3 ditë më parë jo vetëm stafin e ambasadës ku ajo ka qëndruar, por edhe të gjitha strukturat shëndetësore në vendin tonë. Brenda një harku rekord ata kanë identifikuar të gjithë pasagjerët, që në 20 mars, dita kur gazetarja erdhi në vendin tonë për një reportazh, kanë qenë në avion me të. Sakaq bluzat e bardha të spitalit “Nënë Tereza” kanë mundur t’i shpëtojnë asaj jetën.
Shfaqja e meningjitit
Anastasia Munxaqi, gazetarja e televizionit “Mega” në Greqi, erdhi në vendin tonë për një reportazh në datën 20 mars. Shenjat e sëmundjes iu shfaqën të nesërmen e asaj dite kur ajo filloi të mos ndjehej mirë. Në spital pacientja u paraqit në datën 22 mars, dy ditë pas mbërritjes në vendin tonë, ç’ka hedh poshtë të gjitha shanset e gjasat se gazetarja mund të jetë infektuar këtu. Kjo, pasi virusi ka një periudhë minimalisht 3 javë inkubacioni që nga periudha kur personi infektohet prej tij. Ajo është çuar me urgjencë në Spitalin Infektiv të QSUT rreth orës 21:30 të mbrëmjes. E sëmura kishte temperaturë shumë të lartë, njolla të vogla në trup e vështirësi në frymëmarrje, shenjat tipike të një meningiti meningokoksik, të cilat u vërtetuan më pas nga analiza dhe testimi i lëngut trunoshpinor. Nga të dhënat e infektivit rezulton se gazetarja u trajtua për disa orë pranë këtij shërbimi, duke marrë të gjitha masat e kontrollit të infeksionit dhe izolimit respirator. Më pas ajo është transportuar me avion ushtarak urgjentisht për në Greqi.
Frika për pasagjerët, u identifikuan në kohë rekord
Një ditë pas konfirmimit të prekjes nga meningjiti të shtetases greke, strukturat shëndetësore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë marrë të gjitha masat e nevojshme. “Pas konfirmimit të analizave të pacientes si pozitive ndaj sëmundjes së rrezikshme, u njoftua linja ajrore ‘Olimpik’ për këtë rast dhe u informuan mbi masat e kontrollit dhe shenjat e hershme të sëmundjes për të informuar personelin e linjës”, ka pohuar Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij dikasteri, me ndihmën e linjës “Olimpik” u identifikuan në datën 23.03.08 personat që kishin udhëtuar me gazetaren greke. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tirane kanë përcaktuar vendndodhjet e tyre dhe adresat brenda kësaj date, ndërkaq ISHP u ka dërguar të dhëna drejtorive e Shëndetit Publik të rretheve. Kjo për të informuar personat që kanë udhëtuar me këtë linjë për t’i udhëzuar mbi shenjat e hershme të sëmundjes, dhe profilaksinë me antibiotikë. Në vendin tonë këtë vit janë evidentuar 4 raste me meningokok, forma më e rëndë e sëmundjes së meningjitit. Ndërsa numri total i pacientëve të prekur nga forma jo bakteriale arriti në 10 persona. Meningokoku transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe është i aftë të shkaktojë shpërthime epidemike. Kontaktet fizike, stërkalat e pështymës janë rrugët më të lehta të transmetimit të sëmundjes.