Shkollat e mesme, shpallen fituesit e olimpiadës
• Sipas MASH, nxënësit e klasave 10, 11, 12 që janë fitues deri në vendin e gjashtë, duhet të paraqiten në datën 5 prill në Fakultetin e Shkencave, Universiteti i Tiranës, ku do të zhvillohet testi
seleksionues për këta nxënës për të përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën Ballkanike. MASH organizon çdo vit nëpërmjet Drejtorive Arsimore Rajonale, 5 olimpiada kombëtare në lëndët: matematikë, informatikë, fizikë, biologji dhe letërsi. Çdo vit nga këto konkurse spikasin dhe nderohen me çmime rreth 150 nxënës të talentuar të moshave nga 14–18 vjeç. Deri tani Shqipëria ka marrë pjesë në 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botërore. “Rezultatet pozitive të nxënësve tanë, në aktivitetet shkencore jashtë shtetit, tashmë janë bërë një realitet i pranueshëm nga juritë ndërkombëtare”, nënvizon Ministria e Arsimit. Në këtë kuadër ky dikaster ka ndërmarrë një sërë nismash. Kështu prej dy vjetësh 5 kandidatët që kanë dalë të parët në listat e pranimit në universitete nuk kanë paguar tarifë shkollimi (nga 100-240 euro). Mbi 30 nxënës që kanë dalë me pikë maksimale në provimet e Maturës Shtetërore, të cilët fituan edhe të drejtën e studimit në një nga shkollat tona të larta publike, kanë përfituar bursë. Sa i përket studentëve, këtë vit të gjithë ata, të cilët përfundojnë studimet me rezultate të shkëlqyera dhe aplikojnë për studime Master në të njëjtën degë, nuk do të paguajnë tarifë (e cila është rreth 1 mijë euro). Gjithashtu përmes marrëveshjeve me disa banka, apo partnerë të tjerë të biznesit, nxënës e studentë ekselentë kanë përfituar bursa, por edhe mundësi për kredi preferenciale. Për herë të dytë qeveria ka parashikuar në buxhet Fondin e Ekselencës, me anën e të cilit studentët që kanë përfunduar Masterin dhe pedagogët e rinj, që duan të vazhdojnë studimet jashtë vendit, shteti në bazë të disa kritereve merr përsipër tarifat e shkollimit. Kushti është që duhet të rikthehesh në atdhe.
Fituesit
Klasa e 9
Vendi i parë:
Tedi Alia
24 pikë Fier
Vendi i dytë:
Disel Spahija
23 pikë Shkodër
Klasa 10
Vendi i parë
Kristiana Tulina
20 pikë Elbasan
Vendi i dytë
Erion Dervishi
18 pikë Tiranë
Klasa 11
Vendi i parë
Andi Reçi
31 pikë Tiranë
Vendi i dytë
Manushaqe Muço
18 pikë Vlorë
Klasa 12
Vendi i parë
Erdian Spaho
22 pikë Tiranë
Vendi i dytë
Eglantina Dani
19 pikë Tiranë