E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Procredit Bank” i dhuron 120 fidanë bliri Bashkisë Kamëz



“ProCredit Bank” i është bashkuar dje nismës “Qytet i gjelbër, qytetarë të shëndetshëm”, iniciuar nga Bashkia Kamzës, duke mbjellë së bashku 120 fidanë bliri në bulevardin kryesor të qytetit. Në vazhdimësi “ProCredit Bank” ka kontribuar në projekte në komunitet dhe në rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet dhe gjerë. Njëkohësisht, po dje Bashkia Kamëz i ka dhënë z. Borislav Kostadinov, drejtor i përgjithshëm i “ProCredit Bank” në Shqipëri, çmimin “Mirënjohje e qytetit” për kontributin e dhënë në gjelbërimin e qytetit të Kamzës. Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz, tha se ky aksion i madh për mbjelljen e pemëve në trotuarin e bulevardit “Blu” të qytetit të Kamzës është një mbështetje e madhe për gjithë komunitetin e Kamzës. Kjo nismë do të përfshijë të gjithë sistemin rrugor të qytetit, po ashtu edhe mjedise të tjera që do të hapen dhe do të rrisin gradualisht sipërfaqen e gjelbër të qytetit, për të bërë të pranishëm dhe për të realizuar në Kamëz shumë shpejt mjedise të përshtatshme për banorët, fëmijët e moshën e tretë, në ndihmë të rritjes së kualitetit e cilësisë së jetës së qytetit e qytetarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›