E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP, fushatë për pasojat nga vapa

Temperaturat e larta sjellin jo pak komplikacione për popullatën. 

Pikërisht mbi masat që duhen marrë në parandalimin e komplikacioneve të verës, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të nisin një fushatë sensibilizuese. Fushata ndërgjegjësuese do të nisë me qendrat shëndetësore të kryeqytetit, në të cilat do të shpërndahen fletëpalosje me këshilla shëndetësore për ditët e nxehta, ndërsa në rrethe do të jepen udhëzime për masat që duhen marrë për mbrojtjen nga dielli. Dhimbje koke shumë të forta, skuqje të fytyrës, dhimbje të syve, humbje ndjenjash, konvulsione dhe pasoja të tjera janë rrjedhojë e vapës së madhe që pritet të përfshijë vendin në javët në vijim. Udhëzimet këshillojnë konsumimin e sa më shumë lëngjeve pa përmbajtje kafeine, alkooli dhe sheqeri, qëndrimin në ambiente me ajër të kondicionuar; banja të shpeshta me ujë të vakët; veshje me rroba të lehta me ngjyra të hapura dhe daljen në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›