Obeziteti, vuan 22% e shqiptarëve
Në vendin tonë 24% e meshkujve dhe 19% e femrave janë obezë. Ndërkohë që pas moshës 55 vjeç, pjesa më e madhe e këtyre personave kanë nevojë për trajtim klinik.
Alarmi ngrihet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas raportit të fundit të kësaj organizate në lidhje me shëndetin në vendet e Evropës, Shqipëria duket se ka popullin më të shëndoshë të të gjithë rajonit. Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Maqedonia, treguesit për obezitetin i kanë disa herë më të ulët. E ndërsa në vendin tonë meshkujt janë më të shëndoshë se femrat, ky raport përmbyset në Bosnje, ku rreth 21% e femrave, kundrejt 14% të meshkujve, janë obezë dhe në Maqedoni, ku 24% e femrave dhe 6% e meshkujve janë obezë. Gjithashtu, shkak për rritjen e numrit të personave të shëndoshë është ndryshimi i mënyrës së jetesës, ushqimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Sipas raportit rezulton se, pikërisht mbipesha është ndër faktorët kryesorë për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, që nga ato të zemrës e deri te diabeti.