E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngrihen taksat për 55 produkte, cigarja, nafta dhe alkooli në stratosferë

Ja lista e plotë e artikujve që ju rritet akciza

Ministria e Financave propozon rritjen e akcizës për 55 produkte që janë treg dhe të ardhurat që pritet të shtohen në buxhetin e shtetit nga këto ndryshime në total kanë efektet pozitive vjetore rreth 4 miliardë lekë. Ministria e Financave ka propozuar ndryshimin e

akcizës si dhe ka saktësuar masën e gjobës në raste të shkeljeve apo kundravajtjeve. Me ndryshimet e blera në projektligjin Për akcizat të ardhurat në buxhetin e shtetit do të shtohen me rreth 4 miliardë lekë Në projektligjin i cili ka mbërritur tashmë në Kuvend rishikohet shtojca nr. 1 duke ndryshuar uljen nga 70 lekë/kg ne 30 lekë/kg për akcizën e kafesë jo të pjekur. Ndërkohë që është parashikuar të trajtohen si mallra me akcizë edhe disa mallra të tjera që kanë ndikim mjedisor si ambalazhet e plastikës, qelqit, gomat dhe artikujt e saj etj.


Ambalazhet
Parashikohet që ambalazhi plastik i ri i mallrave do të jetë 100 lekë/kg, ambalazhet e reja të qelqit 10 lekë/kg, ambalazhi plastik i përdorur i mallrave, 200 lekë/kg dhe ambalazhet e përdorura të qelqit 20 lekë/kg. Ndryshime parashikon dhe në akcizën e gomave të reja e cila do të sjellë efekte financiare në masën 80 milionë lekë. 17,5 milionë lekë do të jenë të ardhurat që do përfitohen nga akciza e gomave të riveshura ndërsa nga gomat e përdorura 300 milionë lekë. Do të vendoset akcizë dhe për naftën virgine në masën 70 lekë/litri dhe për karburantet tip vajguri në masën 20 lekë/litri. Ndërkohë që është rritur shkalla tatimore për vajrat e rënda si lëndë djegëse si psh solari, mazut nga 13 lekë/kg në 20 lekë/kg. Akciza për hidrokarburet aciklike dhe ciklike rritet nga 5 lekë/kg në 37 lekë/kg. Nga ana tjetër është propozuar që të hiqen mallrat e parfumerisë dhe kozmetikës si produkte akcize si le llambat. Efekti negativ i heqjes së këtyre produkteve kozmetike parashikohet të jetë 44 milionë lekë ndërsa nga llambat 17 milionë lekë. Është propozuar gjithashtu një ndryshim në pikën 2 të nenit 24 të projektligjit ku të parashikohet e drejta e Ministrit te Financave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produkteve në pullën e akcizës. Drafti i ri parashikon rritjen e masës së gjobës për ata persona që tregtojnë mallrat e akcizës pa pullë.


Ndryshimet në ligj
Propozohet që në pikën 2 të nenit 24 të shtohet e drejta e Minsitrit të Finacave për të përcaktuar me udhëzim, detyrimin e vendosjes së çmimit të shitjes me pakicë të produktit me pullën e akcizës. Vendosja e çmimit të shitjes me pakicë në pullën e akcizës të bëhet siç vendoset aktualisht me çmimet e barnat apo karburantet, që publikohen në pikat e tregtimit si një mënyrë për të shmangur rritjen e çmimeve dhe mosabuzimin nga tregtarët e pakicës. Ndërkohë që pika 1 e nenit 49 të ligjit përcakton çdo mall akcize për të cilin kërkohet pajisja me pulla akcizë dhe sipas dispozitave të nenit 25 të këtij ligji kur një mall i tillë ofrohet për shitje në çfarë do lloj mënyrë tjetër pa qenë i pajisur me pullë, konfiskohet dhe personi që e zotëron mallrat e akcizës dënohet dënohet në përputhje me dispozitat e nenit 44 të këtij ligji. Në pikën 2 të nenit 49 përcaktohet se kur mallrat e akcizës për të cilët kërkohet pajisja me pullë gjenden pa pulla pavarësisht nëse është paguar akciza konfiskohen dhe pronari i mjedisit gjobitet në vlerën sa dyfishi i vlerës së tregut të marrave të gjetura pa pulla.


Mallrat e akcizës
Prodhues dhe importues të mallrave të akcizës kur këto gjenden pa pullë në magazina ofrohen për shitje apo tregtohen. Ndërsa tregtarët që janë subjekt i TVSH dhe tatim fitimi, kur mallrat e akcizës tregtohen pa pullë ndëshkohen. Tregtarët që janë subjekt i ligjit për taksën vendore të biznesit të vogël dhe mallrat e akcizës tregtohen pa pullë do të gjobiten.

Efektet financiare në të ardhurat vjetore
Për naftën virgina 2. 1 miliardë lekë
Për karburantet tip vajguri 6. 8 milion lekë.
Për vajrat e rënda si lëndë djegëse 2.1 miliardë lekë
Për hidrokarburet aciklike dhe ciklike 841 milion lekë

KAFE
Kafe jo e  pjekur         30 lekë për kilogram
Kafe e pjekur             140 lekë për kilogram
Lëkura dhe lëvozet e kafes렠          50 lekë për kilogram
Ekstrakte kafeje             250 lekë për kilogram

LËNGJE FRUTASH DHE PIJE FRESKUESE
Lëngje frutash            2 lekë për litër
Ujëra mineral             2 lekë për litër

PIJE ALKOLIKE
Birrë, më pak se 200 000 hektolitër në vit            30 lekë për litër
Birrë, më shumë se 200 000 hektolitër në vit        40 lekë për litër
Verë e gazuar, shampanj렠              20 lekë për litër
Nga prodhues vendas dhe të huaj me sasi 10 000 hekto litër        35 lekë për litër
Vermut e verëra të tjera         20-35 lekë për litër
Të tjera pije të fermentuara         20 lekë për litër

PIJE ALKOLIKE
Pije alkolike mbi 12 për qind        220 lekë për litër
Prodhues vendas dhe importues mbi 20 000 hektolitër         300 lekë për litër
Pije alkolike deri në 12 për qind         100 lekë për litër
Raki         100 lekë për litër

DUHANI
Puro dhe cigarillos         2 500 lekë për litër
Cigare që përmbajnë duhan         50 lekë paketa
Puro dhe cigare me zëvendësuesit e duhanit        2 240 lekë për litër
Duhan tjetër i përpunuar         1 500 lekë për kilogram

NËNPRODUKTE TE NAFTËS
Naftë virgine        50 lekë për litër
Vajra të lehta        37 lekë për litër
Benzinë me plumb        50 lekë për litër
Vajguri         20 lekë për litër
Karburant tip vajguri        20 lekë për litër
Vajra të rënda        37 lekë për litër
Lëndë djegëse        20 lekë për litër
Vajra lubrifikant        40 lekë për litër
Koks nafte        1 lekë për litër
Bitum nafte        5 lekë për litër
Mbetje të vajrave        5 lekë për litër
Të tjera         5 lekë për litër
Përzierje bituminozi        5 lekë për litër
Vernik Bituminos         5 lekë për litër
Hidrokarbure aciklike        37 lekë për litër
Preparate për lubrifikant        40 lekë për litër

FISHEKZJARRET
Fishekzjarret         200 lekë për kilogram
Të tjera         200 lekë për kilogram

GOMAT
Goma të reja        20 lekë për kilogram
Goma pneumatike        40 lekë për kilogram
Goma të përdorura        100 lekë për kilogram

PILAT DHE BATERITË
Pilat dhe bateritë primare        200 lekë për kilogram
Akumulatore        20 lekë për kilogram

AMBALLAZHET
Ambalazhet plastike        100 lekë për kilogram   
Ambalazhe qelqi        10 lekë për kilogram
Ambalazh i përzier        20 lekë për kilogram

LLAMPA INKADESHNTE
Llampat reflektore        100 lekë për copë
Të tjera         100 lekë për copë
Më tepër se 100 V        100 lekë për copë
Jo më tepër se 100 vat        100 lekë për copë

Ornela Manjani

Last Updated on E Marte, 18 Maj 2010 21:30

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›