E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP-ja, gati studimin për prevalencën e hepatiteve



Instituti i Shëndetit Publik synon të ketë së shpejti të dhëna të plota mbi prevalencën e hepatiteve në vend. Në vendin tonë njihen hepatitet A, B dhe C, të cilat janë të përhapura në popullatë.
Specialistët e ISHP-së bëjnë të ditur se vaksinimi kundër hepatiteve është cilësuar si elementi i parë për parandalimin e tyre. Vaksinimi kundër Hepatitit A mbetet ende një problem që ka nevojë të marrë një zgjidhje, ndërkohë që në strategjinë e vaksinimit, e cila po rishikohet së fundmi nga strukturat shëndetësore, janë shtuar dhe disa skenarë në lidhje me vaksinimin kundër këtij hepatiti. Strategjia e re kombëtare e imunizimit parashikon futjen e vaksinës së Hepatitit A në vitin 2012, si pasojë e ndryshimit të profilit epidemiologjik të kësaj sëmundjeje drejt adoleshentëve dhe të rinjve. Strategjia parashikon gjithashtu futjen e vaksinës kundër hepatitit B këtë vit. Kontrolli i Hepatitit B në moshat 18 vjeç do të bëhet duke ruajtur rastet e larta vaksinale dhe duke kryer fushata vaksinimi për fëmijët 15 – 18 vjeç. Në vitin 1991, kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë iu drejtua vendeve të botës për të përfshirë vaksinimin kundër Hepatit B në programet kombëtare imunizuese, vendi ynë ka patur një prevalencë prej 18 për qind të Hepatitit B, me të dhëna të përafërta me vendet e Azisë së Largët. Hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë, ku janë të infektuar nga Hepatiti B 2 bilionë njerëz në botë. Për Hepatitin C ka 170 milionë të infektuar në të gjithë botën dhe 20 mijë të infektuar çdo vit.

16 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›