Sherri për posterat, vritet në Durrës aktivisti i PD-së
Artan Zeka, 25 vjeç, babai i tre fëmijëve, u qëllua dje në mëngjes me armë zjarri. Policia arrestoi Skënder Ballën si autor të dyshuar, vrasja erdhi pas një zënke për motive politike
Habjon Hasani
Durrës – Vritet në Durrës aktivisti i Partisë Demokratike, Artan Zeka, ndërsa policia e këtij qyteti ka vënë në pranga si autor të dyshuar shtetasin Skënder Balla, për të cilin Partia Demokratike tha dje se është simpatizant i Partisë Socialiste. Policia e arrestoi menjëherë autorin, ndërsa deklarata e parë për shtyp e Policisë së Durrësit evidentoi konfliktimin mes të arrestuarit dhe viktimës për motive të dobëta. Në një deklaratë të mëvonshme, Policia e qarkut Durrës specifikoi se arsyet e konfliktit lidheshin me përplasjen mes Zekës dhe Ballës për disa postera elektorale. Fillimisht, në orët e para të mëngjesit, i riu Zeka mbeti i plagosur nga goditja me armë zjarri dhe pak minuta më vonë ai gjeti vdekjen në spital. Mjekët e Spitalit të Durrësit pohuan vdekjen e 25-vjeçarit nga fshati Qerret.
Ngjarja që i mori jetën Zekës ndodhi dje pak para orës 09:00, në fshatin ku ai banonte, në afërsi të një lokali. Rreth mesditës, me anë të një komunikate zyrtare, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit deklaruan zyrtarisht se verifikimet e tyre kishin zbuluar se shkak i kësaj vrasjeje ka qenë një konflikt mes Zekë dhe të dyshuarit Balla për posterat elektoralë.
Komunikata
“Autori dhe viktima janë konfliktuar me njëri-tjetrin për simbolet e subjekteve elektorale. Më pas Balla është larguar, por për t’u rikthyer pak çaste më vonë me një automatik dhe ka gjuajtur në drejtim të Artan Zekës duke e plagosur rëndë”, - konfirmoi për gazetën drejtori i Policisë së Durrësit, Ilia Nasi. I dëmtuari u dërgua pa vonesë në Spitalin rajonal të Durrësit, por me gjithë përpjekjet e bëra, për shkak të plagëve të rënda, viktima gjeti vdekjen pak pasi mbërriti në spital. Dhjetë minuta pas ngjarjes policia ka kryer arrestimin në kushtet e flagrancës të të dyshuarit Skënder Balla. Vepra penale në ngarkim të tij është “vrasje me paramendim” dhe akuza tjetër, “mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Hetimet
Kryepolici Ilia Nasi konfirmoi për gazetën “Albania” edhe faktin se Skënder Balla është një person me precedent kriminal. “Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, po punojnë për dokumentimin jo vetëm të ngjarjes, por edhe atë të një vrasjeje që ka ndodhur në vitin 2003, ku dyshohet si autor Skënder Balla”. Kjo ngjarje dje ka tendosur dhe qëndrimet mes qeverisë, Partisë Demokratike në ballafaqimin me PS-në. Në deklaratën e dhënë dje në mesditë, zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu, e quajti ngjarjen si një akt të pastër që ishte kryer nga një dorë kriminale e motivuar nga mungesa e tolerancës. Në këtë deklaratë për shtyp, zëdhënësja Bregu i kërkoi kreut të PS-së Edi Rama të distancohej nga ky akt. Distancimi nuk ka vonuar dhe Edi Rama, në një dalje të posaçme, ka dënuar gjithashtu me forcë ngjarjen, duke mos harruar të theksojë faktin se i dyshuari Skënder Balla nuk ishte përfaqësues i asnjë niveli në PS-në e Durrësit dhe Shijakut.
Reagon PD-ja e Durrësit: Akt kriminal, po goditet fushata
Anëtarë të kabinetit qeveritar dhe të Partisë Demokratike në Durrës vizituan të ndjerin Artan Zeka pak pasi u dërgua i plagosur në Spitalin e qytetit bregdetar nga një anëtar i Partisë Socialiste në Qerret, Skënder Balla. Kandidati i PD-së për Durrësin, Ferdinand Xhaferri, prefekti i qarkut, Klodian Pajuni dhe kryetari PD-së në Durrës, Igli Cara, ishin në Spitalin e Durrësit për të vizituar Artan Zekën para se të ndërronte jetë. Atje ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Ajo, vetëm pak minuta para vdekjes së të ndjerit, pohoi se gjendja e tij ishte shumë kritike për shkak të plagëve serioze që kishte marrë nga plumbat e automatikut “Kallashnikov”. Ndërkohë, reagimi politik i PD-së ka qenë i ashpër nga Durrësi. Kandidati për deputet, Ferdinand Xhaferri, e konsideroi rastin si të rëndë, të papranueshëm dhe pa precedentë të tillë të rrezikshëm. “Strukturat e Partisë Socialiste po e godasin fushatën”, - u shpreh Xhaferri në momentet kur Zeka konsiderohej ende vetëm i plagosur.
Berisha: “Dënimin e merituar për autorin, palët të ruajnë gjakftohtësinë”
Kryeministri Sali Berisha i shprehu dje ngushëllimet e tij më të thella familjes së 25- vjeçarit Artan Zeka, babait të tre fëmijëve, që humbi tragjikisht jetën nga një dorë kriminale. “Lutjet e kryeministrit Berisha dhe të gjithë shqiptarëve shkojnë për shpirtin e të ndjerit dhe familjes së tij. Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë. Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti kriminal. Kryeministri u bën thirrje të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje në tubimet e tyre për humbjen e demokratit, mikut Artan Zeka”, - njoftonte dje zyra e shtypit të kryeministrit Berisha.
Rama: “Autori nuk ka asnjë lidhje me PS-në, kërkoj dënim maksimal”
Një reagim të fortë ka bërë dje dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shijak. Rama ka ngushëlluar familjen e viktimës, ndërsa ka kërkuar dënimin maksimal të autorit të ngjarjes, duke nënvizuar se autori nuk ka pasur asnjë lidhje me PS-në e Durrësit dhe të Shijakut. “Shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë ngjarje tragjike që ndodhi për botën e tretë dhe jo për një vend që është pjesë e Europës dhe do të integrohet në BE, siç është Shqipëria, ku politika duhet të jetë një hapësirë, ku ballafaqimi zhvillohet në mënyrë qytetare dhe ku për shkak të ideve të ndryshme nuk ka absolutisht asnjë arsye për të cenuar dinjitetin e njëri-tjetrit, e jo më integritetin fizik të personit. Në të njëjtën kohë kërkojmë dënimin maksimal të autorit, duke nënvizuar me forcë se nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe se përfshirja e emrit të Partisë Socialiste në këtë ngjarje është një spekulim i ulët që ne e refuzojmë me përbuzje”, -deklaroi dje kreu i selisë rozë.
Bregu, thirrje mbështetësve të PD-së të ruajnë gjakftohtësinë
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, ka bërë dje thirrje për gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike që të veprojnë me kujdes pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Shijak. “Partia Demokratik u bën thirrje të gjithë militantëve dhe aktivistëve të saj të shmangin çdo lloj teprimi dhe konfliktualiteti dhe të ecin të sigurt se 28 qershori do të jetë ndëshkimi madhor për krimin dhe frymëzuesit e tij.
Partia Demokratike i kërkon degës së PD-së së qarkut Durrës të ndërpresë në shenjë nderimi fushatën elektorale për 24 orë, tha Bregu. Sipas Bregut, Partia Demokratike, duke i shprehur familjes ngushëllimet, dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për veprimtarin e saj të çmuar, dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal dhe prapavijën e tij me lidhje të sigurta me krimin e shëmtuar. “Partia Demokratike kërkon dënimin maksimal për autorin e këtij krimi, por dhe frymëzuesit e tij, bosë mafiozë që garojnë për të mbrojtur interesat mafioze të tyre. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të distancohet dhe dënojë aktin e kryer nga segmente të krimit të partisë së tij në Durrës. PD-ja u kërkon të gjithë liderëve të partive politike të distancohen nga akte të tilla kriminale”, - u shpreh dje zëdhënësja e PD-së.
13 Qershor 2009