Shorti përcakton treshen e gjyqtarëve të Tiranës që do të gjykojnë “Gërdeci 2”
Dosja me 28 të pandehur kalon në zyrën e gjyqtarit kryesues, Kreshnik Omari. Pas njohjes më dosjen pritet të caktohet edhe seanca e parë për nisjen e procesit
Laureta Rryçi
Tiranë - Kryetari i Gjykatës së Tiranës, pas shortit, urdhëroi dje disa nga vartësit e tij të zhvendosnin dosjen “Gërdeci” nga Kryesekretaria në zyrën e gjyqtarit penal. Kreshnik Omari, nga dje, edhe pse me një karrierë disavjeçare në Gjyqësor, për herë të parë është përballur me një dosje voluminoze, me plot 28 mijë faqe. Shorti elektronik e përcaktoi këtë gjyqtar si kryesuesin e trupit gjykues që do të gjykojë akuzat e Prokurorisë për 28 të pandehur. Në krah të tij do të jenë gjyqtarët Sokol Tona dhe Martin Deda. Dosja e dytë e tragjedisë së Gërdecit u depozitua në gjykatë vetëm dy ditë më parë nga Prokuroria e Përgjithshme. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë kjo dosje u nda në dy pjesë. Nisur nga kjo, ish-ministri Mediu do të gjykohet i vetëm në Gjykatën e Lartë për shkak të imunitetit që ka pasur më 15 mars të vitit 2008, ditë kurë ndodhi edhe tragjedia.
Shorti
Shorti me gogla, që u hodh dje paradite në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, përcaktoi Kreshnik Omarin në kryesimin e trupit gjykues të një prej dosjeve më të rëndësishme. Më pas zoti Omari, brenda afatit që përcakton ligji, do të caktojë dhe datën e fillimit të procesit gjyqësor. Pjesë e trupi gjykues do të jenë edhe gjyqtarët Martin Deda dhe Sokol Tona. Dosja, pa ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mbërriti dje në Gjykatë. Mes 28 të pandehurve janë ish-drejtori i “MEICO”-s Ylli Pinari, Mihal Delijorgji, Dritan Minxholi, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha edhe të tjerë drejtues të lartë ushtarakë apo dhe funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes. Më 22 maj Kolegji i Gjykatës së Lartë vendosi që të mbante për gjykim vetëm çështjen në ngarkim të ish-ministrit Mediu, ndërsa të pandehurit e tjerë i kaloi në Gjykatën e Faktit.
Dosja
Sipas kërkesës për gjykim, 28 të pandehurit e kësaj dosjeje, në role dhe kohë të ndryshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të kenë kryer një sërë veprash penale, që nga “shpërdorimi i detyrës”, “shkatërrimi i pronës”, “falsifikimi i dokumenteve” apo dhe “vrasje me dashje më shumë se një herë kundër dy ose më tepër personave”. “Nga hetimet e dosjes ka rezultuar se të pandehurit e kësaj dosjeje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por në role dhe kohë të ndryshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre me dashje, kanë hartuar shkresa të paligjshme në respektim të zbatimit të urdhrave të kundërligjshme të firmosura nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, veprime këto që kanë faktuar një lidhje shkakësore me pasojat e ardhura nga ngjarja e ndodhur në Gërdec”, - shkruhet në kërkesën për gjykim që ka mbërritur në Gjykatën e Lartë. Gjatë hetimit rezultoi se në Fabrikën e çmontimit të municioneve në Gërdec organizimi i punës bëhej duke u përqendruar në një numër të madh punëtorësh në një sipërfaqe shumë të vogël pune, çka ka cenuar kushtet e sigurisë teknike dhe kontrollin mbi procesin e çmontimit. “Përzgjedhja e kompanisë amerikane ‘SAC’ nga i pandehuri Fatmir Mediu dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë veprimtari kriminale ka qenë e paracaktuar për t’u përdorur si fasadë për publikun dhe për institucionet e tjera, me qëllim krijimin e perceptimit të rremë se do të realizohej një proces transparent, ligjor dhe që do të garantonte çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve brenda standardeve për sigurinë publike, që zakonisht e ofrojnë shoqëritë e huaja në këtë fushë, ndërkohë që provohet se në fakt është konsideruar domosdoshmëri dhe janë marrë të gjithë masat që ky proces të realizohej nga person juridik i pandehur, shoqëria ‘Albademil sh.p.k.’, e përfaqësuar nga i pandehuri Mihal Delijorgji”, -thuhet në kërkesën për gjykim që është përfshirë në dosje.
Krimet e Rënda e dënojnë me 25 vite burg Dondollakun, numrin 2 të bandës së Lushnjës
Tiranë - Pas dy muajve gjykim, Enver Dondollaku, i njohur si krahu i djathtë i Aldo Bares, dënohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por që në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar ndaj tij është 25 vjet burg. Edhe Prokuroria kishte kërkuar burg të përjetshëm për Enver Dondollakun, por duke zbatuar gjykimin e shkurtuar në përfundim kërkoi 25 vjet heqje lirie për të. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi Enver Dondollakun për katër vrasje të kryera që janë ekzekutimet e Xhevat Demirit, Nimet Zenelit, Maser Aliut dhe Idajet Beqirit, si dhe dy tentativa vrasjeje. Përveç kësaj, Prokuroria e akuzon edhe për ngjarje të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si shkatërrim prone në dëm të Shkëlqim Haxhiut dhe vjedhje me dhunë të të vrarit Bakli Taullai. Nga ana e saj, mbrojtja e Dondollakut kërkoi pafajësi, por pasi palët dhanë qëndrimet e tyre, gjykata dha të njëjtin vendim sikurse kërkoi edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda. Enver Dondollaku aktualisht po vuan në Itali dënimin me 18 vjet burg, ndërsa ka refuzuar ta vuajë këtë dënim në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta.
13 Qershor 2009