Hashash me autobusë në Greqi,në hetim pronarët e 55 pakove
14/06/2009 Prokuroria dërgon në gjykatë dosjen me tre të pandehurit
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor ndaj tre shtetasve që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të trafikojnë në Greqi, rreth 55 kg lëndë narkotike të llojit hashash. Të pandehurit e procedimit penal me nr. 20/1 janë shtetasit Ferdinand Nano 48 vjeç, Ilia Goxhaj 38 vjeç dhe Lorenc Zykollari 27 vjeç. Nga hetimet paraprake të kryera nga specialistët e Krimeve të Rënda rezulton se të sipërcituarit janë autorë të trafikimit në Greqi të rreth 55 pakove me drogë. Ngjarja ka ndodhur në 8 mars të këtij viti, ku rreth orës 23:00 punonjësit e policisë kufitare, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë, kanë ushtruar një kontroll në autobusin e markës NEOPLAN me targa TR 7454 L të agjencisë “LILO TOURS” të linjës Tiranë-Athinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e sipërme të tavanit të autobusit, në kasën e kondicionerit u gjetën 55 pako të mbështjella me ngjitës natriban ngjyrë kafe, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit hashash. Në vendngjarje ndodheshin dy drejtuesit e autobusit shtetasit Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj si dhe tre pasagjerë që udhëtonin me këtë linjë autobusi në drejtim të Athinës. Pas pyetjes së tre pasagjerëve dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se këta shtetas nuk kishin dijeni në lidhje me fshehjen e lëndës narkotike në pjesën e sipërme të autobusit. Lidhur me këtë konstatim, policia ka arrestuar në flagrancë 2 drejtuesit e autobusit shtetasit Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj. Ky i fundit rezulton të jetë dhe bashkëpronar i agjencisë së udhëtimeve, për të cilën kryente rrugë dhe autobusi ku ishte fshehur lënda narkotike. Pas kapjes së këtyre dy shtetasve u krye sekuestrimi dhe këqyrja e telefonave celularë që iu gjetën atyre si dhe u pyetën me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Ndërkohë nga ana e Policisë Gjyqësore pas sekuestrimit të 55 pakove me lëndë narkotike u realizua këqyrja e hollësishme e tyre me qëllim fiksimin e gjurmëve të mundshme daktiloskopike në sipërfaqet e tyre. Sipas aktit të ekspertimit daktiloskopik vlerësues, ka rezultuar se në sipërfaqet e këtyre pakove u fiksuan shtatë gjurmë papilare të vlefshme për identifikim dhe krahasim të mëtejshëm. Procesi hetimor ka nxjerrë se gjurmët e fiksuara në pakot me lëndë narkotike janë lënë nga i pandehuri tjetër Lorenc Zykollari. Lidhur me këto fakte akuza ka vendosur të çojë çështjen në gjykatë për të pandehurit Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj.
E. Qyno