Nisja e hetimit për pasurinë, dorëhiqet kryeprokurori i Durrësit
Arian Ndoja u vu nën hetim vetëm pak ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës.
Tiranë - I vënë nën hetim vetëm pak ditë më parë nga Prokuroria e Tiranës për verifikimin e pasurisë, kryeprokurori i Durrësit, Arian Ndoja, njoftoi dje dorëheqjen nga detyra. Në një konferencë të organizuar posaçërisht për këtë çështje, Ndoja e cilësoi veprimin e tij si shenjë të karakterit personal dhe kurajës civile dhe qytetare. “Regjistrimi i këtij procedimi është në bazë të ligjit për prokurorinë dhe më jep të drejtë mua të jap dorëheqjen. Kjo nuk është shenjë dobësie, por është shenjë e karakterit personal si dhe kurajë civile dhe qytetare”, - tha juristi Ndoja.
Çështja
Kallëzimi për ndjekje penale ndaj kryeprokurorit të Durrësit, Arian Ndoja, u bë pak ditë më parë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për shkak të mosverifikimit të burimit të një shume prej 86 mijë eurosh, të cilat pretendon se i ka fituar gjatë punës si avokat në vitet 2004 - 2008. Kallëzimi penal i është drejtuar organit të akuzës së kryeqytetit, Njësisë së Përbashkët Hetimore për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ndërsa për dijeni i është dërguar edhe kryeprokurores Ina Rama. Prokurori e cilësoi procedimin penal ndaj tij si absurd dhe të pabazuar në ligj.
Dorëheqja
“Arsyet e kësaj dorëheqjeje nuk kanë të bëjnë me faktin se deklarimi im i pasurisë ka probleme, pasi është absurde të mendosh që një jurist nuk di të plotësojë deklaratën e tij të pasurisë. Dorëheqja ime i hap rrugë hetimit duke hequr çdo lloj paragjykimi nga taksapaguesit shqiptarë”, - vazhdoi ish-kryeprokurori Ndoja. Ai ka theksuar se sqarimin e tij të plotë mbi kallëzimin dhe argumentin e paraqitur nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit të Deklarimit të Pasurive do të japë pas marrjes së vendimit nga organi i Prokurorisë së Tiranës”. Juristi Ndoja e vlerësoi dorëheqjen e tij si pjesë të transparencës së plotë. “Pasi personalisht nuk mendoj se ky kallëzim ka bazë ligjore pasi dhe po ta shikoni nga përmbajtja që i ka paraqitur ILDKP-ja shtypit nuk shikohet asnjë dispozitë ligjore që mund të kem shkelur”, - tha ish-kryeprokurori i Durrësit.
Bum vjedhjesh në kryeqytet, në qeli më shumë vjedhës
Tiranë – Një numër i madh vjedhjesh është konstatuar 24 orët e fundit në kryeqytet dhe një numër i konsiderueshëm personash është arrestuar. Specialistët e Seksionit kundër Vjedhjeve të Tjera në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Nr. 3 Tiranë thanë dje se në bazë të një pune të mirëfilltë policore bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të disa të rinjve. U arrestuan E. M., 17 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë; Ylli Dalipi, 23 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë; A. B., 17 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë; P. B., 17 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë. “Arrestimi i tyre u krye pasi akuzohen se gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Komuna e Parisit” kanë vjedhur, në garazhet e pallateve të firmës “Fama”, katër profile hekuri”, - deklaroi policia. Po dje u realizua kapja dhe ndalimi i 25-vjeçarit Reinald Pashollari, 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një lokali në rrugën “Margarita Tutulani”, ngjarje e ndodhur në muajin shtator të vitit 2008. Specialistët pranë Sektorit të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit kryen ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, Adem Bici, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndalimi i tij u krye pasi Gjykata Ushtarake e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj heqje lirie për veprën penale “vjedhje në bashkëpunim”, të mbetur në tentativë. Uniformat blu kanë bërë gjithashtu bllokimin e automjetit tip “Benz”, me targa CA 331 LE, që e kishte i riu F. Sh. Bllokimi i mjetit u bë pasi nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti janë denoncuar të vjedhura në Itali, si dhe mjeti i mësipërm është futur në territorin e Republikës së Shqipërisë me dt. 01.03.2007, nga shtetasi italian Gregorio Izzea, nga pika kufitare Muriqan.
E përplasi treni, humbet jetën gjatë rrugës për në spital
Tiranë – Treni i linjës Tiranë–Durrës ka shtypur një të ri, i cili, edhe pse është dërguar në Spitalin Ushtarak, ka ndërruar jetë. Burimet policore thanë se ora shënonte rreth 14:00, kur në fshatin Domje, treni i linjës Durrës-Tiranë, me makinist shtetasin Fadil Hameti dhe ndihmësmakinist shtetasin Shpëtim Rexhepi, ka aksidentuar shtetasin Nertil Kasaj, 22 vjeç, lindur dhe banues në Përmet, i cili ka vdekur gjatë transportimit për në Spitalin Ushtarak. U kryen veprimet procedurale, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Vrasja në kryeqytet, Ferdinand Gjata ishte punonjës në një kazino
Tiranë - Ferdinand Gjata, 25-vjeçari nga Berati, i cili u paraqit i plagosur në Urgjencën e QSUT-së dhe që më pas humbi jetën gjatë operacionit për nxjerrjen e një plumbi të marrë në veshkë, ishte punonjës i një kazinoje në Tiranë. Duke qenë se vrasja e tij është bërë në rrethana të paqarta dhe duhet hetim i specializuar, policia e Tiranës ka kërkuar hetim të posaçëm nga Seksioni i Krimeve kundër Jetës dhe Shëndetit. Edhe pse policia deklaron se ai nuk është qëlluar brenda ambienteve të një salle lojërash fati, por pistën kryesore të dyshimit të tentativës për eliminimin e tij e lidh me profesionin që kryente. Dyshimet e policisë hidhen në kohën e shoqërimit që i është bërë atij drejt lagjes “Ali Demi”, ku ai banonte me qira, por edhe nga mënyra se si ishte qëlluar. Autori i krimit ka qenë shumë afër dhe përjashtohet mundësia e një vrasjeje nga pakujdesia. Gjata, i cili nuk është përcjellë deri në shtratin e urgjencës nga njeriu që e dërgoi atë në QSUT mbrëmjen e së hënës, arriti vetëm të vetidentifikohej para një punonjësi të policisë, por nuk ka shtuar asgjë më tepër. Policia ka nisur si një pistë hetimi edhe krimin brenda familjes, por që më pas e ka anashkaluar atë, si edhe dyshimin e plagosjes së tij të rëndë gjatë ndonjë vjedhjeje, pasi viktima në kartelën e tij në polici kishte të regjistruara dy vjedhje.
26 Nentor 2008