Për festën e 28 Nëntorit nuk do të ketë falje për të dënuarit
Presidenca nuk ka dërguar listë emrash për verifikimin e të dhënave. Për këtë festë pritet të aplikohen vetëm lejet shpërblyese
Laureta Rryçi
Presidenti nuk do ta ushtrojë kompetencën e tij për falje për festën e 28 Nëntorit. Me gjithë kërkesat e shumta të mbërritura në Presidencë duket se të dënuarit do të mund të përfitojnë vetëm për festën e ndërrimit të viteve. Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pohuan dje për gazetën “Albania” se gjatë këtyre ditëve Presidenca nuk ka dërguar asnjë listë me emra të dënuarish për të bërë verifikimin. Të njëjtat burime shpjegojnë se me rastin e Festës së Pavarësisë do të aplikohen vetëm lejet shpërblyese, që janë kompetencë e drejtorëve të burgjeve.
Të dënuarit
Të burgosurit që pritet të përfitojnë nga falja e fundvitit janë pothuajse nga të gjitha burgjet e vendit. Kryesisht atyre u kanë mbetur dhe pak vite për të vuajtur dënimin e plotë të dhënë nga gjykata. Specialistët përzgjedhin vetëm ata persona që nuk kanë kryer vepra të rënda penale dhe që kanë pasur sjellje të mirë në burg. Në listë, ashtu si herët e tjera, pritet që numri i të dënuarve që mund të përfitojnë mund të jetë i vogël.
Lejet shpërblyese
Të dënuarve, të cilët respektojnë rregulloren e brendshme të institucionit, kanë sjellje të mirë dhe nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore, për realizimin e interesave të tyre emocionale, personale, ekonomike dhe kulturore, drejtori i institucionit mund t’u japë leje shpërblyese, kohëzgjatja e të cilave nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë në vit. Për të dënuarit e mitur, kohëzgjatja e lejeve shpërblyese nuk mund të jetë më shumë se 20 ditë, për çdo rast të dhënies së saj dhe në total nuk mund të jetë më shumë se 45 ditë në vit. Lejet shpërblyese janë pjesë e trajtimit rehabilitues dhe zbatimi i tyre ndiqet nga punonjësit e shërbimit përkatës.
Leja shpërblyese u jepet: personave të dënuar deri në 3 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/4 e dënimit; personave të dënuar nga 3 deri në 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 1/2 e dënimit; personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi të kenë vuajtur jo më pak se 2/3 e dënimit.
Sjellja e të dënuarit vlerësohet e mirë kur gjatë vuajtjes së dënimit, në mënyrë të vazhdueshme, i dënuari ka shfaqur ndjenjë përgjegjësie e sjellje korrekte me punonjësit e institucionit, me të dënuarit e tjerë dhe gjatë veprimtarive kulturore e punës së organizuar nga institucioni, si dhe ka krijuar besimin e një qëndrimi të mirë jashtë institucionit. Mosdhënia e lejes shpërblyese motivohet vetëm si masë disiplinore në përputhje me shkronjën “dh”, të nenit 53, si dhe në rastet e një situate të jashtëzakonshme. Leja shpërblyese në burgjet apo seksionet e sigurisë së lartë jepet vetëm me urdhër të ministrit të Drejtësisë ose me autorizimin e tij nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Në rast refuzimi, i burgosuri mund të ankohet në gjykatë, e cila vendos për kërkesën për dhënien e lejes.
Leje të veçanta
Drejtori i institucionit mund t’u japë të dënuarve dhe të paraburgosurve leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, apo të ngjarjeve të rëndësishme familjare si vdekje, lindje apo martesa. Kjo periudhë përfshihet në kohën e vuajtjes së dënimit. Leja e veçantë mund të jepet deri në 7 ditë dhe, me kërkesë të të dënuarit, mund të zgjatet për aq kohë sa e diktojnë rrethanat. Në çdo rast, kohëzgjatja e lejes së veçantë nuk mund të jetë më shumë se 30 ditë. Në rast se dhënia e lejes refuzohet nga drejtori i institucionit, i burgosuri mund të ankohet në gjykatë, e cila vendos për kërkesën për dhënien e lejes. Dhënia e lejes së veçantë i komunikohet menjëherë strukturave të Policisë së Shtetit, ku do të qëndrojë i dënuari.
Nëntë dëshmitarë për të provuar “fajësinë” e Krenar Ahmetit
Për të vërtetuar akuzën ndaj shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës do të dëshmojnë nëntë dëshmitarë. Kjo shifër u bë publike gjatë seancës së radhës në Gjykatën e Tiranës. Prokurori i çështjes, teksa lexoi kërkesën për gjykim, pohoi se në seancën e ardhshme do të thërrasë dhe dëshmitarët që vërtetojnë se funksionari i Policisë ka kryer veprime arbitrare. Ndaj Krenar Ahmetit është hapur një gjykim pasi dy shtetas e akuzojnë atë për veprime arbitrare gjatë ushtrimit të detyrës. Shkak është bërë kallëzimi penal i prokurores Elizabeta Bajri dhe bashkëshortit të saj avokat. Ngjarja për të cilën akuzohet Ahmeti ndodhi më 17 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Atë natë prokurorja Elizabeta dhe bashkëshorti i saj, Agron Bajri, janë shoqëruar me forcë me urdhër të shefit të Qarkullimit rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti, në Komisariatin Nr. 2 të Policisë, ku janë mbajtur të paktën 3 orë. Pas incidentit, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën. Prokurorja pretendoi se automjeti ku ndodhej dhe që drejtohej nga i vëllai ishte ndaluar në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë shkak. Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili kishte kryer ndalimin e mjetit, sipas pretendimit të saj kishte kryer veprime që shkelnin etikën. Në vendin ku prokurorja debatonte me policët, më pas ka shkuar bashkëshorti i saj. Të dy këta, me urdhër të Ahmetit, kanë përfunduar në komisariat, ku pavarësisht imunitetit, prokurorja ka qëndruar 3 orë në cilësinë e personit të shoqëruar.
26 Nentor 2008