E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK: Berisha të marrë përgjegjësi për zgjidhjen e krizës



Zëdhënësi politik i Partisë Demokristiane, Lazër Stani, i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha që të reagojë për grevën e urisë së 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. “Partia Demokristiane shpreh shqetësimin e saj në lidhje me deklaratat që kryeministri Berisha bëri dje nga Brukseli dhe denoncon keqinformimin që kryeministri i bëri opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për objektin e grevës së urisë së dhjetë deputetëve të Parlamentit shqiptar. Berisha, duke u shmangur nga përgjegjësitë e tij kushtetuese si kryeministër i vendit dhe si kryetar i partisë më të madhe në maxhorancë, të dalë nga zgjedhjet e 3 korrikut të vitit 2005, po përpiqet ta paraqesë betejën për votën e lirë si një krizë të brendshme të opozitës së majtë. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Berisha, të ndalë luftën e tij të paprincipë kundër demokristianëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë. Partia Demokristiane i kërkon zotit Berisha të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive të tij kushtetuese dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes së krizës”, - është shprehur Stani.

16 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›