E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënë e bijë denoncojnë kryefamiljarin për dhunë



DURRËS – Dhuna e vazhdueshme që ka ushtruar kryefamiljari duket se ka detyruar bashkëshorten dhe vajzën e tij që të bëjnë denoncim në polici. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dy ditë më parë kanë bërë kallëzim pranë Seksionit të Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje shtetaset A.R., 62 vjeçe dhe vajza e saj 24-vjeçare, F.R., pasi pretendojnë se tre ditë më parë, por edhe në rastet e tjera janë dhunuar në mënyrë sistematike nga kryetari i familjes. Sipas tyre, K.R., lindur në Berat dhe banues në Lagjen Nr. 6, në qytetin bregdetar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, duke u kërcënuar, ofenduar e rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. “Nga ana jonë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe materialet iu kaluan për ndjekje Gjykatës së Rrethit Durrës”, - thonë burimet policore.

7 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›