Itali, arrestohet vrasësi i 23-vjeçarit shqiptar
Autori, një keqbërës rumun, i cili u plagos më pas nga një kundërshtar me të njëjtën armë që kishte kryer krimin
Policia italiane ka arrestuar autorin e vrasjes së një emigranti shqiptar 23-vjeçar në mbrëmjen e së mërkurës. Në prangat e karabinierëve italianë ra 33-vjeçari rumun, Cosmiz Tonceanu, si autori i ngjarjes që i mori jetën të riut shqiptar. Vrasësi është në spital i plagosur, pasi u qëllua me të njëjtën armë që kreu vrasjen nga shqiptarë dhe rumunë të tjerë. Në përfundim të hetimeve, agjentët italianë deklaruan se viktima Eduart Pecaj është qëlluar dy herë me pistoletë pas një sherri me 33-vjeçarin rumun për larje hesapesh midis dy bandave për çështje të drogës ose prostitucionit.
Hetimet
Sipas hetimeve të përfunduara nga agjentët italianë, rumuni Cosmiz Tonceanu ka nisur një debat me 23-vjeçarin shqiptar. Ata kanë nisur të përplasen fizikisht dhe më pas 33-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë që e mbante me vete dhe ka qëlluar dy herë ndaj të riut Pecaj. Emigranti shqiptar është goditur në mëlçi dhe në një mushkëri duke marrë plagë vdekjeprurëse. Për të vërtetuar autorësinë e rumunit në këtë vrasje kanë ndikuar filmimet nga telekamerat në zonë, si edhe deklaratat e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Sipas deklaratave të prokurorit të kësaj çështjeje, Vincenzo Paone, rumuni Tonceami, që njihet si një person që është pjesë e bandave që veprojnë në zonën e Astrit, pasi ka qëlluar dy goditjet vdekjeprurëse ndaj shqiptarit, është përfshirë në një konflikt fizik me shqiptarë dhe rumunë të tjerë. Në këtë përplasje vrasësi është dëmtuar më keq nga të tjerët, pasi është çarmatosur dhe më pas është goditur në këmbë me dy plumba nga një person tjetër, me armën me të cilën kreu vrasjen.
Ai ka mbetur i plagosur, duke u dërguar në spital, ku edhe është arrestuar nga karabinierët italianë. Në këtë ngjarje ka marrë plagë të lehta edhe një emigrant tjetër shqiptar, 40-vjeçari me inicialet GJ.T. Sipas policisë, shkak i sherrit që çoi në vrasjen e të riut është një konflikt që ka lidhje me hesapet për drogë dhe prostitucion, por do të jetë përfundimi i hetimeve që do të zbardhë këtë ngjarje.
Itali, goditet banda shqiptaro-maqedonase e narko-trafikut
Policia italiane goditi një bandë shqiptaro-maqedonase, që merrej me trafikun e lëndëve narkotike. Karabinierët arrestuan 12 persona, mes tyre edhe disa emigrantë shqiptarë. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe 11 persona të tjerë në vende të ndryshme të Evropës. Sipas mediave italiane, operacioni policor u organizua në disa qytete italiane, në Romë, Bergamo, Pistoia, Firence, Modena e Bolonja. Të arrestuarit e sillnin kokainën nga Holanda, ndërsa heroinën nga Shqipëria dhe Maqedonia. Sipas mediave italiane, grupi kryente një trafik të organizuar të lëndëve narkotike në Itali dhe jashtë saj. Nga operacioni i kryer janë kapur 130 kg heroinë dhe 45 kg kokainë, të cilat kapin një vlerë prej 18 milionë eurosh. Gjithashtu janë sekuestruar edhe armë, cigare kontrabandë dhe targa false makinash dhe radio-transmetues.