E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH: Lidhen edhe 30 pensione të parakohshme

SHKRUAN: Jonida Tashi 29-12-2010 11:48

Lidhen edhe 30 pensione të parakohshme për ushtarakët. Bëhet fjalë për ushtarakët që e drejta e përfitimit të pensionit të parakohshëm u ka lindur pas datës 1 korrik të vitit 2009, të cilët prej më shumë se një vit nuk kanë marrë asnjë trajtim financiar nga shteti. Ky fakt bëhet i ditur nga përfaqësues të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), të cilët sqarojnë se dje pas marrjes së konfirmimit nga Policia e Shtetit, për pagën referuese dhe vjetërsinë në punë, është llogaritur masa e pensionit të 30 ish-punonjës të Policisë së Shtetit. Aktualisht ISSH-ja është në pritje të dy dokumenteve nga ministritë dhe institucionet përkatëse për të bërë rillogaritjen e pensioneve, që janë paga referuese dhe vjetërsia në punë. Përveç 30 ish-punonjësve të Policisë, deri më tani bëhet e ditur se janë lidhur pensionet për 37 punonjës të ShISh-it, ndërkohë që pritet që kjo procedurë të bëhet për çdo rast që konfirmohen të dhënat e kërkuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›