E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, 1155 emrat që marrin tapitë në Tiranë

ALUIZNI publikon listën e emrave, sipas 11 njësive bashkiake, që duhet të shlyejnë detyrimet financiare, duke nisur prej datës 10 janar

Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-it për Qarkun e Tiranës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për 1155 dosje. Bëhet e ditur se këto dosje të përgatitura i përkasin qytetit të Tiranës, për 11 njësitë bashkiake. Sipas njoftimit të ALUIZN-it, qytetarët e listës së mëposhtme duhet të paraqiten pranë sporteleve të Postës Shqiptare pranë çdo njësie vendore, për të tërhequr formularët e pagesave për shlyerjen e detyrimeve financiare, me qëllim që të procedohet më tej me legalizimin e këtyre objekteve. Shpërndarja e faturave financiare do të fillojë në datën 10 janar 2011. ALUIZNI sqaron se, pasi të kryejnë pagesat pranë bankave, qytetarët duhet t’i dorëzojnë faturat pranë zyrave të këtij institucioni.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›