E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rajoni, ekonomia ecuri të njëtrajtshme

SHKRUAN: Blerina Hoxha 29-12-2010 11:36

Aktiviteti ekonomik në vendet e rajonit ka shfaqur prirje jo të njëtrajtshme të ecurisë së tij, ku peshën kryesore në vendet me rritje ekonomike e ka zënë kontributi i eksporteve

neto. Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë, përveç ekonomisë grekë. Në të kundërt, ekonomia greke regjistroi një kontraktim të PBB-së kryesisht si pasojë e rënies së shpenzimeve për konsum me rreth 5.1 për qind në nivel vjetor. Gjithashtu, politika shtrënguese fiskale dhe vështirësia e bizneseve për të shfrytëzuar burime të jashtme financimi pritet të kenë efekt të mëtejshëm negativ në balancat makroekonomike të Greqisë gjatë tremujorëve të ardhshëm të këtij viti. Në Turqi, aktiviteti ekonomik regjistroi një rritje prej 10.3 për qind në nivel vjetor gjatë tremujorit të dytë të vitit. Zgjerimi i përshpejtuar i investimeve agregate, eksporteve dhe kërkesës për konsum ndihmuan ekonominë në ruajtjen e një ritmi rritës të përafërt me tremujorin e parë të vitit. Ndërkohë, në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, pas kontraktimit ekonomik gjatë vitit 2009 dhe përcjelljes së kësaj prirjeje në tremujorin e parë të vitit 2010, tremujori i dytë i vitit shënoi një rritje të lehtë vjetore të ekonomisë me 0.4 për qind. Rritja e përshpejtuar e eksporteve dha kontributin kryesor në këtë ecuri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›