ISSH: Mjekët që dalin më herët në pension
"Sipas vështirësive në punë dhe kushteve ku ushtrojmë profesionet është bërë ndarja në tri kategori. Ndarja e vështirësive të punëve është bërë, sipas specialistëve dhe e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Duke nisur nga kategoria ku bëjmë pjesë, nga mosha, nga paga, nga derdhja e kontributeve, duke i shtuar dhe rivlerësimin e pagave në vite mund të matim sa pension na takon dhe njëkohësisht edhe moshën e daljes në pension".
Punonjësit e shëndetësisë, mjekët, përfshihen në kategorinë e tretë të punëve, ç‘ka do të thotë profesion "normal". Përjashtim nga rregulli bëjnë vetëm tre specialitete, që përfshijnë mjekësinë. Konkretisht, mjekët radiologë, kirurgët dhe infeksionistët, përfshihen në kategorinë e dytë, e cila cilësohet si kategori pune me shkallë vështirësie.
Duke u nisur nga kjo, mjekët që kanë punuar në të tilla specialitete, sipas ligjit, kanë të drejtë të dalin më shpejt në pension, pavarësisht kërkesave të tjera.
Specialitetet e vështira
Infeksionistët, radiologët apo dhe kirurgët, konsiderohen si ajo pjesë e stafit mjekësor, e cila punon me vështirësi më të madhe në punë. Kështu, infeksionistët janë më të ekspozuar ndaj infeksioneve, kontaminimeve apo problemeve me karakter virusal. Radiologët janë më tepër të ekspozuar ndaj rrezatimit të aparaturave me të cilat punojnë gjatë ditës dhe për vite me radhë. Kirurgët, kategorizohen si specialistë me të njëjtat shqetësime dhe vështirësi.
Por gjatë viteve të fundit, mjekët kanë qenë ata punonjës, të cilët shpeshherë kanë kërkuar shtyrje të kontratave të punës, pavarësisht mbushjes së moshës së pensionit. Disa vjet më parë, rreth 15 mjekë kërkuan nga Ministria e Shëndetësisë shtyrje të afatit të daljes në pension. Motivacioni kryesor ka qenë edhe dhënia e mësimit në Fakultetin e Mjekësisë që "imponon" punën edhe në spital, duke qenë se "Nënë Tereza" është qendër universitare.
Dalja në pension
Aplikimi për përfitimin e pleqërisë, duhet të nisë pesë muaj përpara se i interesuari të plotësojë moshën e daljes në pension. ISSH ka kujtuar se, të gjithë personat që u afrohet koha për të përfituar një pension pleqërie, sipas ligjit nr.7703, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", mund të paraqesin kërkesë me shkrim, që 5 muaj para plotësimit të kushteve për pension, pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre. Një aplikim i tillë do t‘u jepte kohë të gjithë aplikuesve që të përfitonin pensionin që në muajin e parë të plotësimit të moshës. "Për shkak të migrimit, të ndryshimit të vendeve të punës, të vendeve të banimit, kërkohet kohë për të verifikuar dokumentacionin. Ndaj një aplikim i tillë do t‘u jepte kohë punonjësve që të mblidhnin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm", shprehet drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve në ISSH, Saba Goci.
"Masa e pensionit, përcaktohet nga dokumentacioni që ndodhet në dosje. Në rastin konkret është caktuar në bazë të pagave të paraqitura me vërtetim page nga institucioni në të cilin ke punuar dhe janë mbajtur kontributet për sigurimet shoqërore. Nëse ju mendoni se është bërë ndonjë gabim, ju duhet t‘i drejtoheni zyrtarisht ISSH, ku të parashtroni ankesën tuaj dhe të jepni të dhëna konkrete, si emri, mbiemri, numri i librezës së pensionit dhe rrethin ku është caktuar pensioni. Pas kontrollit të dosjes suaj të pensionit, ju do të merrni një përgjigje të hollësishme si është vepruar për caktimin e masës së pensionit tuaj", sqaroi Sabah Goci, specialist i përfitimeve pranë ISSH-së.