E Diel, 1 Nëntor 2026

Kueiroz: Realit i mungon klasi

Zv/trajneri i Mançester Junajtid, Karlos Kueiroz, nuk ka ngurruar të sulmojë përsëri Realin e Madridit. "Unë i njoh mirë të dy klubet dhe njoh ndryshimet mes tyre. Kalderon ishte drejtues edhe në kohën time dhe e di mirë se si rrjedhin gjërat. Në Madrid, detyra jonë ishte të shërbenim si një lloj mbulese. Ne duhej të nxirrnim në pah Figon, Ronaldon dhe Zidan. Por ata nuk e dinë se çfarë është mirënjohja. Te Mançesteri ekziston etika dhe nuk do të veprojmë si Reali", u shpreh ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›