E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISSH-ë zbulon 508 pensione të falsifikuara

 

Lista e pensioneve është e mbushur me raste spekulimesh për përfitim pensioni të padrejtë

Çohen në prokurori 218 pensione minatorësh dhe 109 pensione të ish- kooperativave bujqësore

Sistemi i pensioneve është përfshirë nga një numër i madh individësh që marrin përfitime nga ISSH-ë në bazë të deklaratave të rreme për kontributet që ata kanë derdhur në vite. Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) është përfshirë në një aksion ku po tentohet që të kalohet në "sitë" e gjithë lista e gjatë e personave që janë të regjistruar pranë këtij institucioni. Gjatë ditës së djeshme ISSH-ë ka bërë të ditur dhe rezultatet e një kontrolli të realizuar, ku ka rezultuar se një numër i madh pensionesh kanë qenë të manipuluara në të dhënat që ata paraqesin. "Prej më shumë se një viti, një nga prioritetet e punës sonë ka qenë pastrimi i skemës nga përfitimet e padrejta. Ju jeni të gjithë në dijeni që disa ditë më parë u publikua hetimi për zbardhjen e mbi 200 dosjeve të ish-minatorëve. Drejtoria jonë ka dërguar për kallzim penal në prokurori 218 dosje, nga 399 dosje që u pezulluan pas kontrollit që iu bënë 1737 dosjeve të ish-minatorëve që trajtohen me trajtim të veçantë. Efekti financiar për këto dosje të pezulluara është 136.071.947 lekë në total", - ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore, Tiranë, Ilir Goci. Pas kontrollove të realizuara nga ISSH-ë ka rezultuar se janë realizuar shkelje duke korrigjuar periudhat në regjistrat themeltar (data, muaji, viti), janë dubluar periudhat e punës, si dhe ka pasur shumë raste me mospërputhje të vërtetimit të ditëve të punës në Kooperativat Bujqësore të dorëzuara në dosje me regjistrat ekzistues të dorëzuar më pas në arkivën e DRSSH-së Tiranë.

Pensionistët e rremë

Pensionistët që përfitojnë pa të drejtë në skemë mbeten një nga problemet e mëdha të skemës, duke u bërë një kosto e rëndë finciare. Ende nuk është nxjerrë saktësisht se sa është numri i atyre që përfitojnë pa të drejtë pension apo shtesa të ndryshme nga skema, por sipas vlerësimeve ky numër mund të shkojë deri në dhjetëra mijë vetë. Zyra komunash japin dokumente të rreme ose të pabazuara në dokumentacion për njerëz që kanë qenë të punësuar në ndërmarrjet bujqësore gjatë kohës së komunizmit. E njëjta gjë ndodh edhe më fabrikat e falimentuara. Gjatë ditës së djeshme Goci ka bërë të ditur gjithashtu se "në pensionet e pleqërisë janë konstatuar edhe 109 raste përfitime të padrejta, të cilat kanë kaluar për ndjekje penale me vlerë 47.829.696 lekë. Në këtë proces DRSSH ka kërkuar nga të gjithë personat, të cilëve iu është pezulluar dosja, që të rikonfirmojnë dokumentet e paraqitura në dosje".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›