Zëvendëskryeministri Oketa merr pjesë në Samitin e CEFTA -s
Zëvendëskryeministri Oketa ndodhet sot për një vizitë në Maqedoni ku mori pjesë në samitin e CEFTA-s (Organizatës së Tregtisë së Lirë të vendeve të Evropës Qëndrore)
Ne këtë aktivitet morën pjese Kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, shefi i UNMIK-ut Joakim Ruker, përfaqësuesi i posaçëm dhe kryetari i delegacionit të komisionit Evropian, si dhe zyrtarë të lartë të vendeve të rajonit.
Duke marrë fjalën në Samit, Zëvendëskryeministri Oketa përgëzoi anëtarët e kësaj iniciative për progresin e arritur gjatë këtij viti, që nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë në dhjetor te vitit 2006, në Bukuresht.
Zëvendëskryeministri Oketa paraqiti një ekspoze të progresit që ka bërë Shqipëria në implementimin e kësaj marrëveshje, duke theksuar se qeveria shqiptare beson se tregtia e lire ndihmon në promovimin e rritjes ekonomike, uljes së varfërisë në vendet e rajonit, siç e tregon qartë historia e ekonomive të tjera më të zhvilluara.
Gjatë fjalës së tij, Zëvendëskryeministri Oketa vuri në dukje se në katër vitet e fundit ka patur një rritje impresionuese të shkëmbimeve tregtare midis vendeve të rajonit. Ne kete kontekst, Zoti Oketa theksoi se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë eksportet në Shqipëri u rriten me 15 %.
Ndër të tjera, zevendeskryeministri u shpreh se në sajë të masave të qeverisë për uljen e tarifave doganore, Shqipëria ka tarifë doganore mesatare prej 3.3 % dhe në vitin 2009 do të shkojë në më pak se 1 %.
Duke theksuar se krijimi i këtyre tregjeve të mëdha midis vendeve të rajonit rrit aftësinë e tyre për të tërhequr të gjithë se bashku investime të huaja zoti Oketa u shpreh se krijimi i një marrëveshje të tregtisë së lirë funksionale është një proces ndihmues drejt integrimit të gjithë vendeve tona drejt BE.