Kryeministri takohet me Presidentin e Bankës Italiane për Zhvillim
Kryeministri Berisha ka pritur sot në mesditë, në zyrën e tij, Presidentin e Bankës Italiane për Zhvillim (BIS Banca), i cili në fillim të këtij takimi e ka falënderuar kryeministrin për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj periudhe të parë të fillimit të veprimtarisë së BIS Bank, në Shqipëri.
Më pas, Drejtori i Bankës Italiane për Zhvillim e ka informuar Kryeministrin Berisha për negociatat që po zhvillohen për tërheqjen e një grupi të rëndësishëm bankar që do t’i afrohet aktivitetit të kësaj banke.
Kryeministri Berisha ka shprehur edhe një herë interesin e veçantë që qeveria shqiptare i kushton tërheqjes në Shqipëri të investitorëve strategjikë.